Që gjërat mos të lihen për në minutë të fundit kur të ketë nisur sezoni turistik, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen Grupit te Punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve, dhënien e përparësisë absolute përfundimit te procesit të kanalizimeve dhe të impianteve të përpunimit, veçanërisht në zonat turistike.
Kryeministri gjatë mbledhjes u ndal edhe në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm.
Duke vlerësuar përpjekjet e mëdha që janë bërë deri tani në sektorin e ujit, veçanërisht për sa i përket zvogëlimit të humbjeve në rrjet, rritjes së nivelit të faturimit dhe të arkëtimit, vendosjes së matësve në shkallë vendi, Kryeministri vuri në dukje se, në drejtim të kanalizimeve dhe të trajtimit të mbetjeve që dalin prej tyre, kërkohet një veprim shumë energjik.
Reagimi ne Twitter
Kryeministri tërhoqi vëmendjen se duhet të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve, të lidhjes së këtij sistemi me kolektorin dhe të lidhjes së kolektorit me impiantin e përpunimit.