4 zonat erotike të femrës
Çdo mashkull do të ishte i interesuar ta dinte në mënyrë që ta bëjë femrën që ka përkrah të ndihet sa më mirë. Ja disa nga sekretet.
1.Buzët- Femrat e adhurojnë të puthen por puthje e vërtetë është ajo që të “zë” frymën. Për të aktivizuar të gjitha mbaresat nervore të buzëve duhet ti përkëdhelni me majat e gishtave. Puthjet kanë një fuqi të madhe erotike, mjafton të mendoni që goja është shumë e ndjeshme ndaj temperaturave sesa të prekurit me duar.
2.Qafa- Duke lëvizur flokët ne zbulojmë një zonë tmerrësisht të ndjeshme. Qafa mund të përkëdhelet, të puthet dhe reaksioni është ai i kënaqësisë dhe emocionit.
3.Veshët- Ekzistojnë shumë mënyra për të ngacmuar veshët dhe për ti stimuluar ato. Ka femra të cilat duan të ndjejnë gjuhën e mashkullit brenda veshit të tyre. Filloni duke eksploruar lëkurën e pjesës së jashtme të veshit në mënyrë që ta bëni partneren të ndjehet mirë.
4.Flokët- Sa herë ju kanë ofruar një masazh në kokë kur keni qenë në parukieri për të harruar të gjitha problemet e ditës? Nuk ka asgjë më sensuale, por mësoni ta bëni diçka të tillë pa e stresuar femrën.
Dëgjimi- Nuk është ekzaktësisht një zonë por është e nevojshme të ngacmohet personi për të stimuluar dëgjimin. Bëhet fjalë për të pëshpëritur fjalë të ëmbla dhe erotike në veshin e partneres tuaj.