Antropologet francezë kanë zbuluar atë që mund të jetë forma e parë e konfiguracionit pornografik, në një bllok gëlqeror në brendësi të një shpelle.
Gjetjet datojnë që 37 mijë vjet më parë në një lokalitet të quajtur Abri Castanet në jug-perëndim të Francës, shfaqin imazhe të kafshëve, por edhe të gjenitaleve femërore, që duket se bëjnë pjesë në artin e Aurignazianos,
kulturës së parë prehistorike të përhapur në Evropë dhe që vjen nga Afrika.
Nga larg pikturat tregojnë një rreth me një shtojcë, që besohet se përshkruajnë organet seksuale të një femre.
Sipas ekspertëve, në shpellën e përdorur nga gjuetarët, u gjetën edhe eshtra dhe brirë kafshësh.
Ekipi i drejtuar nga profesor Randall White, antropolog i Universitetit të New York, ka publikuar rezultatet e zbulimit në revistën “Proceedings of National Academy of Sciences”, “Imazhet janë prova e një inovacioni të gjerë të ndodhur në një kohë mjaft të shkurtër që goditi tokën, përderisa kohë më parë ishte e banuar nga njeriu i Neandhertal dhe u pushtuan nga popullatat e emigruara drejt territoreve më të ftohtë”, ka shpjeguar White.
Ekipi kërkues, që përfshin më shumë se 12 shkencëtarë nga universitetet, apo institutet kërkimore amerikane dhe evropiane, kanë gërmuar qendrën e zbulimit në Abri Castanet, përgjatë 15 viteve të fundit.