Zbulohet pylli i gurtë më i vjetër në histori
Në një minierë qymyrguri, në Ilinosin jugor, shkencëtarët zbuluan “pyllin më të madh të gurtë të zbuluar ndonjëherë”.
Sipas të famshmes New York Times, mbetjet e pylli të gurtë mund të hedhin dritë në anët e errëta të ndryshimeve klimaterike.
Pylli i gurtë, mosha e të cilit çmohet mbi 307 milionë vjeçar, ndodhet i groposur, në depozitat e thella të qymyrgurit në thellësi nga 30 deri në 240 metrash. Paleontologu, profesor në Howard, Falcon-Lang, deklaroi se kemi të bëjmë me pyllin e gurtë më të madh që mund të jetë zbuluar deri më sot.
Shkencëtarët besojnë se llojet bimëve si dhe “gjeografia e lashtë” do t’i ndihmojë ata në analizat më në detaj e të mëdha mbi ekosistemin dhe të mësojnë prej mandej për ndikimet e ndryshimeve klimaterike.
Brenda në minierat e qymyrgurit në Ilinois, janë zbuluar dhe shumë fosile të tjera, por vlen të theksojmë se dhe në shkurt u krye dhe një zbulim analog, me moshë mbi 280 milionë vjeçar në Kinën jugore. Pylli në fjalë, ndryshon nga ai i Ilinoisit, pasi nuk u ruajt i “pastër” në qymyr, por nga hiri i një shpërthimi vullkanik.