Një nxënëse vret veten, sepse është duke mbërritur 21 dhjetori 2012
Vajza që shikoni në fotot, është Izabel. Ajo u shua në të gjashtëmbëdhjetat e saj, pasi vendosi t’i japë fund jetës.
Motivi, i bërë i qartë prej saj, nuk donte të arrinte datën 21 dhjetor 2012, e përfolur prej muajsh si dita e fundit të botës.
Izabel e besonte rëndshëm se dita në prag të ndërrimit të viteve do të jetë fundi i kësaj bote, ndaj vendosi që këtë prag fundjave të mos shkojë në shkollë, por të udhëtojë drejt vdekjes.
Për këtë, u vetëvar në dhomën e saj të gjumit në lokalitetin Neston të Britanisë së Madhe.
Hetimi i nisur mbi vetëvrasjen nxjerr se dikush e kishte bindur keqas të miturën se më 21 dhjetor bota do të marrë fund. E zhytur në ide të tilla, vajza po e përjetonte keq këtë situatë dhe nuk ia doli dot më, u vetëvar.
Prindërit e Izabel, pohuan se ata nuk kishin arritur të kapnin asnjë lloj dyshimi për vendimin fatal të së bijës.
Policia gjeti në kompjuterin e të ndjerës, një mori materialesh që bënin fjalë për fundin e botës.
Kurse prindërit pohuan: “Kohët e fundit në fakt kur hanim bukë, bëhej bisedë e gjatë dhe ajo fliste plot zell për atë që thoshte se do të ngjante më 21 dhjetor, fundi i botës”