Itali, ish-pornostarja themelon “Lëvizjen kundër qeverisë”
Ish-pornostarja Laura Perego vihet sërish në vëmendjen e mediave italiane. Ajo është e njohur për fushatat në mbrojtje të kafshëve, ku nuk ka kursyer të përdorë edhe trupin e saj gjithashtu ka protestuar edhe për gjendjen e grave afgane.
Ndërsa tani nisma e saj më e fundit është themelimi i një lëvizje, e cila quhet “Lëvizja Kombëtare kundër Montit”, ku ish- ylli i tornos shpreh rezerva për mënyrën e qeverisjes.
Kjo qeveri është shprehur Perego është fajtore pasi “ka dërguar mijëra familje në rrugë.”
“Përsëri dua të jap një mesazh shoqëror, duke përdorur imazhin dhe trupin tim. Në mbrojtje të qytetarëve italianë”, ka thënë ajo.
Pergeto deklaron se kriza ekonomike e ka prekur thellë Italinë dhe përgjegjës për këtë, sic thotë ajo është vetëm një njeri. “Përgjegjës është vetëm Mario Monti, njeriu që premtoi se do ta shpëtonte Italinë”.
Ajo sqaron se me stafin e kësaj lëvizje do protestojnë para godinës së qeverisë, ndërsa do kërkojë dorëheqjen e qeverisë. “Do përdor edhe kësaj here trupin tim për të sensibilizuar opinionin publik”, theksoi ajo.