Katër anëtarë të koalicionit qeveritar në Greqi kanë dhënë dorëheqjen, kjo për shkak të shkurtimeve të mëdha që kanë kërkuar huadhënësit ndërkombëtarë në shkëmbim të ndihmës.
Duke i’u referuar mediave, bëhet e ditur se ministri grek i Transportit dhe të paktën tre zëvendësministra kanë dhënë dorëheqjet e tyre ditën e sotme.
Dorëheqja e përfaqësuesve të LAOS në qeveri vjen menjëherë pas deklaratave të kryetarit të kësaj partie Jorgos Karaxhaferis, i cili shpalli vendimin se nuk do ta votojë paketën e masave, duke e cilësuar dokumentin e Trojkës shantazh.
Nëse nuk arrin të sigurojë ndihmën prej 130 miliardë eurosh nga BE dhe FMN, Greqia do të dështojë në likuidimin e borxhit brënda javëve të ardhshme.
Ndërkaq, ministrat e BE-së thonë se paketa e re nuk është ende e mjaftueshme për huadhënësit ndërkombëtarë, për të miratuar ndihmën e re për ekonominë e trazuar greke.