Pas tre vitesh, 800 milionë kinezë në internet
Qeveria kineze duket se ka synime ambicioze. Me qëllim të zvogëlimit të dallimit digjitale në krahasim me vendet tjera të zhvilluara, deri në vitin 2015 në internet do të lidhen 800 milionë kinezë.
Edhe pse nga perspektiva jonë kjo shifër na duket megalomane, të kujtojmë që kjo është vetëm 57 për qind e popullatës së përgjithshme të këtij vendi, ku të paktën 200 milionë prej tyre jetojnë në vise rurale.
Deri tani, qeveria kineze për penetrimin relativisht të vogël të internetit">internetit është arsyetuar me madhësinë e vendit që vështirëson ndërlidhjen e komuniteteve të largëta në Net, dhe madje edhe me monopolin e operatorëve shtetërorë China Telecom dhe China Unicom për ç’arsye pëson kualiteti i shërbimeve (shpejtësia mesatare e internetit">internetit broadband ëshët më shumë se 1,3 Mbps).
Kohë më parë Kina ka tejkaluar shifrën prej 500 milionë shfrytëzuesish të internetit">internetit, kështu që ka gjasa që plani për 300 milionë të tjerë shtesë që të mund të realizohet në afatin e paraparë .