Një punonjëse e shërbimit publik në Australi, e cila u plagos duke bërë seks gjatë një udhëtimi pune, ka fituar kompensim pas një vendimi gjykate.
Sipas BBC, gruaja u godit nga një abazhur në kokë ndërsa ishte në krevat duke bërë seks në një motel. Ngjarja ndodhi në vitin 2007.
Fillimisht pretendimet e saj për kompensim për shkak të dëmeve fizike dhe psikologjike u hodhën poshtë.
Por një gjykatës ka vendosur tani se ajo ka vuajtur nga plagët gjatë kohës që ishte në punë.
“Nëse ajo do ishte plagosur duke luajtur me letra në dhomën e saj të motelit, do kishte marrë kompensim, edhe pse nuk mund të thuhet se punëdhënësi e ka nxitur për një aktivitet të tillë,” tha gjykatësi John Nicholas.
“Në mungesë të provave për vetëplagosje, fakti se paditësi është angazhuar në aktivitet seksual dhe jo në ndonjë aktivitet tjetër nuk çon në ndonjë rezultat të ndryshëm”.
Punonjësja e qeverisë, rreth të tridhjetave, theu hundën, një dhëmb dhe dëmtoi gojën kur e goditi abazhuri në fytyrë.