Dalai Lama e dhuron çmimin e tij për bamirësi
Dalai Lama e ka dhuruar për bamirësi një çmim prej 1.1 milion sterlina. Lideri shpirtëror tibetian mori çmimin Templeton në Londër për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmimin e dimensionit shpirtëror në jetë.
Rreth 900 mijë sterlina ai i dhuroi për “Save the Children” në Indi dhe pjesën tjetër për institutin “Mendja dhe Jeta”.
76 vjeçari drejton një qeveri tibetiane në ekzil në Indi. Dalai Lama ka fituar çmimin Nobel në vitin 1989.
Ndërkohë, të tjerë fitues të çmimit Templeton përfshijnë emra të njohur që kanë marrë çmimin Nobel si Nënë Tereza, që e ka marrë çmimin në vitin 1973.