Një bust i derdhur në flori për Vladimir Putin me një peshë prej 16.8 kilogramësh dhe me vlerë thuajse 40 mijë euro.
Është ky realizimi më i fundit i bërë nga një linjë argjendarie në Shën Petërburg për bamirësi.
Statuja do ekspozohet për një muaj në vitrinën e dyqanit në qytetin e lindjes së Putin, pas zgjedhjeve presidenciale për të cilat ai është favorit, do të shkrihet dhe prej andej do dalin forma zemrash të cilat do të shiten dhe të ardhurat e tyre do të shkojnë për bamirësi.