Eurovizion: Rona Nishliu fiton çmimin e parë për… veshjen më të keqe!
Vërtet Eurovizioni ka përfunduar, por çmimet vazhdojnë të ndahen.
Shqipëria është e kënaqur që në këtë edicion u pozicionua në vendin e pestë me këngëtaren kosovare Rona Nishliu. Por një tjetër çmim i ofrohet Shqipërisë, madje vendi i parë!
Po, është e vërtetë! Shqipëria u rendit në vendin e parë për veshjen më të keqe në Eurovizion. Këtë vend e fitoi Rona, me kombinimin e saj me ngjyrat blu e të zezë dhe paraqitjen stilistike në skenë.
Gjithsej votuan 2851 persona dhe prej tyre 829 vota i mori Shqipëria. Bëhet fjalë për çmimin humoristik “Barbara Dex”, që jepet çdo vit për veshjen më të shëmtuar në skenë.
Ky çmim jepet për nder të Barbara Dex, artiste nga Belgjika, e cila në vitin 1993 u shfaq në Eurovizion me një veshje skandaloze.