Forumi Kuq E Zi
Poezi per Atdheun - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi per Atdheun - Faqe 2 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Poezi per Atdheun - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi per Atdheun - Faqe 2 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 2 e 2]


1Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:45

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
First topic message reminder :

I dashur Atdhe i bekuar
U bene vite pa te vizituar
E ndoshta ti me kohe me ke harruar
Por une, nuk kalon dite pa te kujtuar
Ate dite qe rrugen e kurbetit mora
Fjalen "lamtumire" nuk munda ta shqiptoja
Ju thashe nje mireupafshim te mbeshtjelle me lot
Do te shihemi ne te ardhurin mot
Kaluan minuta, ore, dite, jave, muaj e vite
Por per ate dite une jam ende ne pritje....

https://kuqezi.albanianforum.net/

31Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 07:57

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kur u largova nga ty memedhe isha shum e re
9 vjecare i kam pas kur ty te lashe

Shum poezi kam shkrujte per ty Shqiperi
se per mua je e vetmja liri

Shpirti me digjet pervelohet
zemra ne gurbet po me kalbet dhe defermohet
Ah Shqiperi Shqiperi ku te la Ilda ty

Po qaj e po shkruaj
Jam ne dhe te huaj

Nuk flase me shqipetare
Punoj me te tjere

Me shohin, me veshtrojne
Dot nuk me kuptojne.

32Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 07:57

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Atdheu enderr

Ndrrim vitesh ne mergim
Prapa perdes fat zhgenjyer
vite te zbathura pre kaluar
kali zi portat i shqeu
edhe barin ja kane helmuar.

Dhe nje faqe e perlotur
pragun e deres kishte bllokuar
lulet baçes ia kish shkulur
se nuk rrinte me vetmuar.

Edhe djepin ma kane prishur
rroba ime kujt si ben
vec ditelindjet i mbaj mend

Edhe balli rrudhat shtonte
tregon vitet shkallet ngjitur
kshu rinia thote nuk rrezohem
shtepi jetime cati prishur.

Dita me mundon e nata me lodh
liber dale por ska autor
ku t'gjeje fjalet gege e toske
dhe keto vite per ta gropose.
Kur dikur dielli buzeqeshte
kisha malet orientim
por tani qe jam ne ishull
vec antenat jane shpetim.

Edhe lapsi po mbarohet
e mallkoj ne kete muaj dhjetori
2 ne fillim e 7 ne fund
dhe ky vit keshtu na mashtroi.

33Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 07:57

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
FLAMUR KRENARIE


1.
I rrahur nga era, krenar në liri valon
Me kujtimet e bartura n'log duke luftuar,
Bartë me vehte porosin dhe betimin
Të ruajtura kujtim nga kohë e shkuar!


2.
I lagur me gjak të pastërt shqiptari
Kurrë i përdhosur e i lënë për dhe,
Në ballë të luftës bashk me Skenderbeun
Lirinë dhe krenarinë e solle ndër ne!


3.
Me krenari të bartëm shekuj me radhë
Nga dora në dorë pa prekur në tokë,
Lavdinë kombit shumë lartë ia ngrite
Emrin shqipëtar e barte nëpër botë!

34Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 08:00

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
BAGËTI E BUJQËSI

O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them;
Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.

Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
- Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat,E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.

Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!

Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël' i bagëtisë,
Qëngji edhe kec'i bukur, që rri më gjunj' e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet' e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t'ëmbël' e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz'i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng' e valle dhe po kërcejn' e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q'i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,

Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë.

Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S'i ka mbetur gas në zemrë, se s'i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer' e buzëplasur,Se përtimn' e zi, q'e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk' e dimë vet' e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s'thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.
Ah! edh' atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul'e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm' e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh'e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt' e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez' e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm'e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q'u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,Zemërn' e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s'e duronj dot mallë,
Po s'e di si dua unë do t'u shoh një herë vallë?

Të paskësha vrapn' e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn' e lumit me valë, q'ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj' ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt' e ballit t'i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap' aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët' e djalërisë, o moj kohëz' e të rit tim?

O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt' e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër'i bagëtisë;
Marrënë vrapn' e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh'e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih më nj'anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër'i zi sterrë, shikon bulmetn' e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar' e gjahëtorë, q'u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale...
Kec'i mbeturë pa mëmë dhe i varfër' e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez'i pyllit krism' e sëpatës s'druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell'i shterparit.

Shterpari s'i qaset stanit, po nër pyje bij'e ngrihet,
Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
S'i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit' e natë,
Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatë,
As nga shkëmbënjt' e nga pylli, as gogolëtë s'e hanë,
Armëtë ka shok e vëlla, mëm' e motërë xhuranë;
Miqt' e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
Që s'flenë, po rrin' e ruajn bagëtinë dhe barinë,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
S'e hanë njerin' e mirë edhe mikun' e udhëtarë,Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
Vjen nata, e lë në t'errët, del hëna, i përhap dritën,
Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint' dielli, i bije ditën.
Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
Gjithë ç'lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.
Mblidhen ret' e hapësira bënetë e zezë sterrë,
Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
Bariu vë gunën në kokë, z'eshkën me herët të parë,
Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun' e zë edh'e përlan,
Se bisha, që bije dëmnë, errësir' e mjergull kërkon,
Papo bariu shum' ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,
Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
Gumzhitin pyjet' e veshur e oshëtijnë përrenjtë!

Esht' e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,
Dhe bij'e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;
Dhi e shtëpis' ësht' e plokshtë, fle në vath' e nënë strehë
E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
Esht' e butëz' edh'e qetë dhe e urtë si manare,
Nuk' është si malësorja, andaj i thonë bravare.Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
I nget bagëtin' e delen, i mjel plakëz' e drobitur.
Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
Mushkën, që ësht' e harbuar edhe bashkë me gomarë
Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.

Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
Na i dha në këtë jetë shok' e ndihmës Perëndija.
Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s'rronte dot në jetë,
Do të vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretë;
Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën' e përsërit.
Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
Nukë pjell mirë si duam, po s'e patmë plehëruar.
O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën' u qoftë.
Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njeriu duhetë t'i shohë, t'i ketë kujdes, t'i dojë.
Të mos t'i mundojmë kurrë, po si fëmijë t'i kemi,
Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe të k'ënda vahn' e lumën, që vjen me vrap e me valë,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q'është thier, bërë posi një pasqirë,
Duke këputur nga cmagu, që s'e kanë vartur mirë,
Apo vjen nga fush'e Korçës, nga vënd'i mir' e i gjerë,
Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot' e ndjerë?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas të math do t'i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh' Elbasan' e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat' e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit' e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisë,
Tue bam me trimni luftë, e m'e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz' e mëmëdheut!
Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall' Ylqinë
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
Nukë më ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.

Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun' e vinë,
Burrat trima me besë dhe shpirtmir' e punëtorë,
Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.

O fushazëtë pëllore, që m'ushqeni Shqipërinë,
Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.

Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e duar dëborë;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakët dhe arat' e bujqësinë,

Edhe ti, o mëmëz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratë,
Sa pjell mijëra të mira e kurrë s'mbetetë thatë,
I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurë,
Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
Si lulet' e si bilbili edhe unë jam djali yt.

Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë!
O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit?
Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon!

Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinë,
Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
Vjen dimëri, t'i than lulet, ti me një frym' i ngjall prapë,
Napënë q'u heth përsiprë, ua heq me ver' e me vapë.

Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë...
Shërbëtor'i mëmës' së dheut, q'e ka zëmrënë plot shpresë,
Del kur hapet trëndafili dhe bari 'shtë gjithë vesë;
I falet Zotit t'vërtetë dhe zihet nga pun' e mbarë,
Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë,
Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.

Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija.

Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.

Ver' o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot
Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.

Zot'i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
Bëri dimërin e verën dhe zemrës san' i dha shpresë.

Për të arriturë rrushnë ç'ka punuar Perëndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
S'është çudi pse na dëfren ver' e bukur zemrën tënë;Ç'ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
Se përçmoni Perëndinë, q'i ka falur hardhisë rrush,
Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
Se në breng' e në të keqe, në punë e në të pirë,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.

A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën,
Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën' e Kumtërit, Shënjën,
Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn' e punojnë,
Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?

Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
Kur e sheh kallin' e plotë të kërrusurë nga barra,
Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn' e kashtën mënjanë,U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
Kur e përmbush plot shtëpinë me drith' e me gjë të gjallë,
Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.

Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
Q'e çpërblen punën e djersën e mundimn' e njerëzisë.

Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë,
Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë!
N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë.
Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë,
Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë;
Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,
Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.
Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë,Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë.
Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë,
Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë.

Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
Gratë të gjitha punojnë n'avlëmënt e në të tjera,
Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,
I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë;
Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr,
E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë,
I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë.

Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar
I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.

Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
Sbukurohetë faq'e dheut e merr mijëra fytyrë;
Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.Shpest' e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,
Lulet' e bukura m'erë si ar e si flori ndrijnë,
Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë -- puna mbarë --
Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
E ndër ment të ti i bije ca t'ëmbla shumë mejtime.
Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
Përveshin llërët' e bardha dhe të majm'e të perndijta,
Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët' e kërthijta.
Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
Dhe mëshqer' e përkëdhelur vjen në lumë të pij' ujë,
A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.

Bari, bima vatur më bres e bujku shum' i gëzuar,
Si bariu kur merr kërthinë edh'e përkëdhel ndër duar.

Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.Veç një vashëz' e mjerë qan të motrënë, q'e ka lënë,
O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
Dhe shqerra manarez' e saj, e përzieshmez' e për lumë!
Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!

Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt'i saj në qiej shkoi,
Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
Gjësendi s'humbetë kurrë e gjë s'vdes me të vërtetë,
Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
Vdesën e ngjallenë prapë si gjith' edhe njerëzija.
Këtu janë gjithë ç'janë e gjithë ç'gjë munt të jetë,
Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot'i vërtetë!
Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s'ka anë,
Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.

Perëndija njerin' e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin' e dheut edhe kështu e porsiti:Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.

Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluarPo gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell' e më thellë,
C'do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t'i ket ënda!

Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!

Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!

Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
,Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.

Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.

Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.

35Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 08:01

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Memedheu

Memedhe quhet toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!
Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.
Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!
Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!
Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...
Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,djem e pleq!
Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!
O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.
U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.
Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!
Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!

36Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 08:01

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Trim i Shqiperise

Kush ka qene trim nje here?
Aleksandre i Math i vjere,
Pirrua me shoke te tjere
ne Shqiperi kane lere,
Po nga te gjithe me i zoti,
Skenderbeu Kastrioti.
O mbret i dashur, ku je?
Ku je, more Skenderbe?
Si duron ti nene dhe?
Nuke te vjen keq per ne?
Qe ditne, qe 'na le,
vendi yne u be raje
Te lutemi dite e nate,
ne ate jete ku ke vate,
dergona shprese e urate
te mos rrojme si grate...
Te ngrihemi te leftojme,
Turqit ti debojme,
Shqiperine ta shpetojme
Dhe lir' e me nder te rrojme.Varferia dhe liria

Jam i varfer, po i lire,
ndaj me pelqen varferia;
kush do te rroje me mire,
s'urdheron dot veten e tia.
Mbreti, sikur te me thote:
"Hajde ne pallat me mua,
te gezosh dhe ti ne bote,
do t'i them: "Zot, nuke dua;
per te ngren' e per te pire
nuke mund te shes lirine;
i varferi rron me mire
s'ai qe do madherine.
S'me duhet ergjendi mua,
dua lirine dhe ndere,
dua te bej si te dua,
jo si te duan te tjere.
Kush mund e ben si do vete,
ben si thote Perendia,
nuke ka ne kete jete
gje m'e vyer se liria.

37Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 08:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shqyptari e Bylbyli

Baladë

Se c’ do t’ ket mali, qi gjimon?
C’ do t’ jet kjo valle, qi jehon?
Rrethue me lule t’ blera,
Me ‘i zemer si prendvera,
Atdheut Shqyptari,
Si i a la i Pari,
I kndon sot valle:
Shqypnin madhnon,
Kah valle kndon.

- Si t’ del, o i mjerë, ty kanga sot?
A s’ban ma mire me derdhun lot?
Shka t’ viejnë ty kangë e valle,
Kur zija i mlon kto zalle? –
Bylbyli pvetë.
Shqyptari i shkretë,
Permallshem ra
N’ kujtim e kjau.

Por s’i dha gjatë atij mjerim;
- Shqyptar, tha, un jam, nuk njof ligshtim.
Bylbyl, ti pse m’ trazove?
Pse valet m’ i pengove?
Ah! m’ len t’ dishmoj
Se n’ vaj e n’ mjerim, Si n’ditë me gzim
Shqyptar un jam. –

Kndo pra, Shqyptar, si zemra t’ do,
Vijo nder valle e mos pusho:
Diftoj ti botës krenare,
Se s’ ka me zemer shqyptare;
Se ka Shqypni
Se lir do t’ rrnojë,
Se, pose Shqyptarësh,
Kush s’do t’ a gzojë.
Vetë Perendija
Tha, se Shqypnija
Asht per Shqyptarë:
Shqyptari e gzoftë.

- O plang, ku zanat bajn kuvend,
Ku cerdhen Shqypnia e ngrehë njimend,
O dheu i em e i t’ Parve,
O nderë e gjith Shqyptarve;
O nanë fatlume,
Shqypni e gzueme,
Falë t’ kjosha sot
E per gjith mot! – Shka ka prap mali, qi gjimon?
Po fusha e mali pse po ushton?
E qiellve ndritë pasqyra;
Kerthneset mare natyra,
E ‘i za tu’ ushtue,
Shkon tuj lajmue:
Shqypni e s’ ke,
S’ ke kund mi dhe!

38Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 08:03

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Vaji i Bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?

Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfen,
çou mos rri shkret.

Gjith; fushet e malet
Blerim e mbeloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.

Nder pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gezon gjith’kend.

E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh neper gjeth.
A ecil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s’ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s’ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t’rreshket
Shkon fluturim.

Neper lamije
Ke me gjet mel,
Per gjith’prendveren
Njajo buk t’del.

E kur t’zite e di
nder prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vete di.Tash pa frige ecerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si’i nieri
Qi nuk ka fis

E kur t’vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kendue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.

A ecile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Nder tranfofille,
Nder zamake nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfen ,
Pse po gjimon?

39Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 08:03

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
2008-ta SHQIPE



Shuhen dritat,ndizet melodrama
Ankohet qyteti me klithje borish
Dyqani i modes,kioska me teneqe
patinojne mbi rruaza ligesish

Ja dhe ezani,adhurues nga qendra...
Monolog t'papunesh e shantazhe shpresash
Fallxhoret vjelin frutat e tradites
Thuren bulevardit kurora genjeshtrash

Behen fertele mbi plehra qente rrugace
Reklamat shkruhen me thengjill te shuar
Kortezhe kaloshinash neper autostrade(!)
Ca benza te vjedhur, dasmore te eksituar

Tek vilat e reja si grazhda gogolesh,
ripertypet pritja,vetmia shumezohet.
Dembelet dirigjojne varferine e dhjamur
Prapambetja me tangarllek maskohet
(Kapercen bajga trotuarit Versace-veshesi
dhe...sa mire ia gudulis flegrat realiteti!)

40Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 08:07

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
24/05/02

Per Shqiperine

Ne Shqiperi u rrita
N’ate vend si drita

Ajo me hapi syte
Ajo me ka dhene drite

Me lindi, me rriti
Me qau e qeshi

Me mesoi e tregoi
Gjithmone me ndihmoi

Papritur ngadale
Gjithcka qe ish e bardhe

Ku vajti ?, ku shkoi?
Pse na hidheroi

E ndoqem ne vete
E beme te shkrete

Eshte e vertete
Betohem per jeteNdoqem bardhesine
Sollem erresine

Harruam historine
Edhe lashtesine

U vrame e u preme
Gjakun e ndame

Nderin e harruam
Besen e lame

Turpin e zi
E futem ne Shqiperi

Turp te na vi
O Shqiptari!

Shqiperis ju largova
Valle si e harrova

U ngrita dhe ika
Shkeputja afroi

Vuajtja me largoiTrishtimi me trishtoi

Deshira me shtyu
Greqia me perpiu

Paraja dhe zilia
Ato qe te dyja

Me ndane me vellane
Dhe me babane

Me nenen me vone
Me motren pergjithmone

Me shoket e shkrete
Me ndane per jete

Me iku rinia
Me plaku vetmia

Valle c’po ndodh me mua
Te flas me nuk dua

Te harroj un dua
Harresa harroi muaKosova ne veri
Shqiponje e plagosur

Gjaku I rrodhi
Dhe s’kishte te sosur

E vrane, e prene
Shqipen e shkrete

Meshire nuk paten
Ta linin ne jete

U ngrit vet Shqiponja
Me nuk duroi

Fluturoi e sulmoi
Lirine e fitoi

Ndihmuan dhe te tjere
Nga nje tjeter dere

Ta mbajme mend
Kush qe ai vend?Ti hapim ne syte
Andej nga vjen drite

E fitoi me gjak
Dhe nuk ishte pak

Enver o Enver!
Ai beri sa mundi

Nga fundi s’kuptoi
Dhe na vetmoi

Te kujtojme c’ka ndodhi
Te mos perseritet

Gabimet nuk falen
Kuptohen dhe ndalen

Ndalen pa pikuar
Atje te burimi

Burimi duhet gjete
Atje eshte shpetimi

Ta gjejme sic e gjetiGjergj Kastrioti

Ai ishte trimi
Edhe patrioti

Shume shqipetare te tjere
Burimin e gjene

Luftuan me pushke
Luftuan me pene

Luftuan e dhane
Per shqiperi

Ne je shqipetar
Lufto edhe ti

Burimi I mire
Duhete gjete

Ta kerkojme te gjithe
Ashtu sic dim vete

Buron atje
Mes malesh me bore
Eshte ne Shqiperi
E kemi ne dore

Nuk eshte ne Greqi
As Itali

Eshte ne Kruje
Eshte ne Shqiperi

Eshte Atje
Eshte I varrosur

Ngrihu o Gjergj
Duhete’ sh’groposur

O Zot te lutem
Ndihmo kete toke

Jemi Shqipetare
Nuk kemi me lote

Na shteruan lotet
Nuk ka me kuptimEuropa veshtron
Kerkon bashkim

Bashkimi I Shqiperise
Fillon ne Shqiperi

Fillon ai tek une
Fillon ai tek ti

Bashkimi I shqipetareve
Eshte Amanet

Nga Gjergj Kastrioti
Kur ishte ne Jete

Bashkohuni o shqipetare
Behuni ju bashke

Sic kemi jetuar
Ne kohen e lashte

Jemi Ilire
Jemi Albani
Jemi Kosove
Jemi Shqiperi

Jemi Ilirian
Se harron Toka

Jemi Shqipetare
E di gjithe Bota

Kjo vjershe, keto vargje
Ketu nuk kan mbaruar

Kjo vjershe, keto vargje
Jetojne duke shkruar

Do shkruhen nga une
Do shkruhen nga ti

Shkruaj o Shqipetar
Per Shqiperi

Shkruaj dhe ti
Ashtu sic di vete

Shkruaj o shqipetar Ne je I vertete

Mere guximin
Shkruaj me lote

Shkruaj me shpirt
Shkruaj me dore

Shkruaj per Shqiperine
Shkruaj Historine

Shkruaj te mirat
Edhe bardhesine

Historia jone
Me kryet e saj larte

Ta shkruajm ne leter
Ta shkruajm ne karte

Shkruaj per shqiperine
Edhe Shqiptarine

Keto vargje
Kurre nuk shterojne

Ne vdeksha une
Le te vazhdojne

Te shkruaj, mendoj
Deshiren un dua

Nuk ndalem dot
E kame ne sua

E kam te ngulitur
E kam te skalitur

Jeton brenda meje
Nuk ka per te ikur

Do shkruaj per gjuhen
Dhe Historine

Do shkruaj per Artin
Per Letersine

Po shkruaj une Shqip
Ne kete leter

Eshte Gjuha Jone
Dhe e askujt tjeter

S’eshte Latinish
Nuk eshte Greqisht

Eshte Gjuha Shqipe
Eshte Ilirisht

Eshte Histori
Eshte e vertete

Eshte e gjalle
Eshte ne jete

Ngado qe te vete
Ngado qe te shkoj

Me duhet te shkruaj
Me duhet te shikoj

Te shkruaj Historine
Me duhet te vazhdoj
Turqia mizore
Na vrau, na preu

Na ndryshoi Fene
Shpirtin dot s’na ktheu

Jemi shqipetare
Jemi bij Shqiponje

Jemi Iliriane
Jemi djem Kosove

Jemi Arnaute
E ke then ti vete

Mos na prek me dore
Le Shqiperin te qete

Greqia e lashte
I vjen anes rrotull

Eshte dhelper dinake
Eshte atje ne strofull

Epirin e lashte
Edhe CamerineTe gjith bashke jetonim
Kishim ne shtepine

Eshte dhe Serbia
Nuk di shume per te

Shkruaj o Kosove
Ti e njeh ate

Eshte po ashtu
Edhe Maqedonia

Brenda neper te
Lulezon Shqiperia

Jane komshijte tane
Vec nje are na ndan

Duhet te gjejme gjuhen
Lufta sjell vec luften

Te mesojme te rrojme
Bashke te jetojme

Te ndertojme BallkaninShtepine dhe vatanin

Amerika e larget
Emigrante kerkon

Shpirtin na trazon
Syte na I loton

Nuk eshte dhe Shqiperie
S’eshte dhe Ilirie

Eshte dhe Amerike
Eshte dhe Gjermanie

Qajne nenat e mjera
Shpirti qan me lot

Djemte po I ikin
Dhe nuk kthehen dot

Qajne ne Shqiperi
Presin ne vetmi

Keq nuk po te vjen
O kurbet I ziJetoni o shqipetare
O njerez te pa mposhtur

Punoni e fitoni
Nenat mos harroni

Mos qani o nena
Djemte nuk ju harrojne

Punojne e jetojne
Bashke me ju vajtojne

O vellezer o shqipetare
Valle a me degjoni

Do bertas me fort
Mos te me harroni

Ju o shqipetare
Rrugeve te Europes

Ju kerkon Shqiperia
Gjaku, Dashuria
Atje eshte Liria
Edhe pasuria

Shqipetaret e tjere
Qe kaq larg ju jeni

Shume ne Amerike
Ca s’dini nga veni

Nuk jan dokumenta
Jan loj llotarie

Nuk lozet Historia
Eshte gjak Shqiperia

Ti o Art Shqipetar
Ku ke vajt dhe futur

Ngriji kryet lart
Mos rri I keputur

O Humor Shqipetar
Preke dhe ti driten

Me Jovan BregunEdhe Teto Riten

“nuk jam njeri une
qe merrem me llafe”

merrem me vepra
merrem me fakte

“magazina” ime
eshte Shqiperia

eshte Atdheu im
eshte Dashuria

Nuk eshte Hollywood
Eshte Humor Shqiperie

Ai na ben te qeshim
Ashtu sic na ka hije

Me Koco Devolen
Dhe Cekja ne Liste

Parodistet e VloresHarrova gabimisht

Humori Shkodran
Dhe ju artiste te tjere

E dini vete kush jeni
Me ju qesh nga here

O Humor Shqipetar
Dhe ti I Kosoves

Ngrini kryet lart
Mos rrini te keputur


Bashkohuni bashke
Te qeshim te lumtur

Ti Muzike Shqipetare
Lahuta e Malesise

Ti o Kenge Shqipetare
Shpirti I Laberise

Eshte kenge per se gjalli
Kendon Laberia
Kendon shpirti I Labit
Dridhet, qan femija

Jan Kenge Shqipetare
Kendohen dhe te reja

Nuk rrim dot pa to
Nga vallja, nga hareja

Te degjohet Shqipja
Zeri te bucasi

Vallja le te hidhet
Toka le te dridhet

Kendoni edhe ju
O vajzat simpatike

Kendoni bukurine
Me kenge romantike

Te kendojme te gjithe
Nga jemi nga s’jemiTe degjoje Shqiperia
Kengen Dashuria

Te gjitha me radhe
Une qe permenda

Eshte Shpirti I Shqiptarit
Qe levon perbrenda

Dua un te flas
O Zot s’ndalem dot

Po qaj e po shkruaj
Jam ne dhe te huaj

Nuk flase me shqipetare
Punoj me te tjere

Me shohin, me veshtrojne
Dot nuk me kuptojne

Nuk jan gjak Shqiperie
Jan ketu te lere

Jane AmerikaneJane si dine vete

Gjuha me trazohet
Shpirti turbullohet

Gjuhe tjeter flas
Shqipja terheq pas

Do te mbijetoje
Jeten te ma shtoje

Eshte gjuhe e rralle
E them me shum bindje

Ne shpirtin e saj
Kan kaluar dhimbje

Nuk eshte gjuhe, eshte lufte
Ajo lufton me pene

Lufton per Shqiperine
Atje ka folene

Ti o Shtet Shqipetar
A po me lexonAto qe po shkruaj
A po I kupton

O Shtet Shqipetar, te lutem!
Ndihmo Shqiperine

Ne Zot ju besoni
Bekimin kerkoni

Nuk eshte dhe I huaj
Eshte balta juaj

Vete ne ju jeni
Ju kemi te na ndrini

Kujdes kur veproni
Gjakrat mos trazoni

Shpetim nga tranzicioni
Mallkuar korrupsioni

Forca policia
Pranga dhe qeliaProve dhe me te bute
Behen dhe gabime

Me vone e kuptojme
Dot nuk e ndryshojme

Ndaloni hajdutin
Burgosni tradhetarin

Denoni armikun
Vdekje gjakatarit

Ti o Shtet Shqipetar
A po me degjon

Fjala qe po shkruhet
Pergjigje kerkon

Poshte prostitucioni
Droga, heroina

Rinia Shqipetare
Larg nga gremina
Syte nga politika
Nga Bota dhe Europa


Gjerat kane ndryshuar
Shume jan sterholluar

Armet nukleare
Nuk duhen harruar

Zerin tuaj ngrini
Te na degjoj Bota

Jemi Shqipetare
Flasim nga Europa

Unitet tregetia
Arsimi, Ekonomia

Transporti, dogana
Leku dhe Euroja

Dollari dhe nafta
Turizmi, biznesi

Unitet kerkojne
Shqiperia te eciUnitetin ne
Shqiperise tja forcojme

Te bashkuar ne
Shqiperine ta ndertojme

Do shkruaj fjalet
Do shkruaj me pene

E bej kete
Per Memedhene

Nuk shkruaj luftoj
Me shpirtin sakatosur

Lufto o Shqipetar
Lufto dhe I plagosur

Do shkruaj une fjalet
Qe nuk kane te sosur

Kurbeti mua shpirtin
Sec ma ka vrerosurEshte mendimi im
E shkruaj ne leter

Jam Ilirian
Nuk behem dot tjeter

Nuk jam Grek une
Nuk jam Italian

Nuk jam une Gjerman
Nuk jam American

Kemi gjakun tone
Nuk duam ne tjeter

Gjaku Ilirian
S’trazohet me tjeter

Kujdes globalizimin
Unitet me Kombin

Unitet me Gjakun
Unitet me ZotinUnitet Shqiperia
Kisha dhe Xhamia

Feja e Shqipetarit
Eshte Shqiptaria

Vetem nje eshte Zoti
Nje eshte Perendia

Dy kush e ka bere
E beri dy Turqia

Beso o shqipetar
Ndihmon Perendia

Beso ne besim
Besonte Skenderbeu

Feja e Shqipetarit
Eshte Memedheu

Unitet Besimi
Unitet me Zotin
Unitet Shqipetaret
Unitet me Kombin

Kjo vjershe ketu
Akoma s’ka mbaruar

Do shkruhet gjithe jeten
Ka per te jetuar

Nuk shterojne fjalet
Lotet po lotojne

Eshte Gjaku I Shqiponjes
Mbi leter po pikojne



24/05/02/Erjon/Boci

41Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 08:08

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
MIRE SE TE GJEJME SHQIPERI!

..Jemi nis drejt teje..e ti e din!
me ti prek, cep e me cep kindet,
sikur nje zonje e rende e bukur
pershendetjen me ta dhane ...

..shpesh asht mendu, se,
ate kohe kur je saju,
me nge krijuesi ka qene
dhe dashnin pash me pash ta fali..

..E bukur hije plote , ngjyrash,
malet si ojmet nder vello
pale e pale te rrijn madhnushem,
nje tuf resh e bardh, mbi krye lodron...nder ujvara mbi ta ylbere
floket e tua vargzojn, ndrisin,
mbi supet e hajthem shtrihen
ambel bute, shpatet e gjelbrume.

..tek shtrihesh, si sorkadhe
nder fusha e kodrina t' begata,
lulet kush ma e para, vihen ne gare
kuroren me ta be ma te hishmen..

e cfare me zan me goje ate veshje..
nder pala mendueshem rrin hallet,
nder lajle gezimet hedhin valle,
sinfoni ngjyrash , e ralle e hijeshme.. ..kur shkon ashtu plot hire
toke e qiell te nderojne..
yjet thuren varg , mbi qafe
dielli me henen ndalin veshtrimin.

Je Ti pra e jona Shqiperi..
nga "Molla e kuqe deri ne Prevez...!

42Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 08:08

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nentor 12...

Permes shekujve shpine krusur
Erdhi Prometeu por vetem per pak
Plaku i Vlores biri i Arberit
Enderr e kombit gatuar me gjak

Qante nga gezimi foshnja e plaku
Tek Valvitej flamuri kuq e zi
Cdo gje e bukur ishte ate dit
As qejt nuk kishin kaq shume poezi...

43Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 13/2/2013, 23:56

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shqiperia po na pret

Hodhem cantat permbi krahe,
e drejt shtigjeve u nisem!
Kudo neper bote u shperndame,
...e nenen Shqiperi braktisem!

Malet qe ngriheshin gjer tek rete,
me nje fryme i kapercyem!
E atdheut tone te shtrenjte,
gabimishte shpinen i'a kthyem!
Dallget e trazuara te detit,
mes per mes i came!
Nuk e mbajtem amanetin,
qe stergjysherit na e lane!
Shtigjet kur i kaptuam,
askush s'na pershendeti!
Ne toke te huaj shkuam,
edhe atje askush s'na priti!
Ketu ku dielli s'te ngroh,
e hena nuk ndricon!
Si enderr e braktisur,
jeta po na shkon!
Ndaj duhet te zgjohemi vellezer/motra
prej gjumit qe na largon!
Se votrat tona po na presin,
me ngrohtesine qe ketu na mungon!
Obligimet e atdhetarit,
na duhet qe t'i plotesojme.
Amanetin e te parit,
ne vend duhet qe ta cojme.

Ejani kthehemi ne vendlindje,
atje ku jeta merr kuptim.
T'i zbrazim zemrat nga keti dhimbje,
e t'i mbushim perplot me gezim.....

https://kuqezi.albanianforum.net/

44Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 13/2/2013, 23:57

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
100 VJET PAVARESI

1.
Rrugë të gjatë ne kaluam
Që nga “Meshari” e “Formula e Pagëzimit”
Përmes luftës, përmes gjakut
Drejt lirisë dhe lulëzimit!

2.
Na shkelën, na ndanë
Na pushtuan e na vranë,
Trathëtinë na futën në mes
Që vëllau, nga vëllau të vdes!

3.
U rropatëm, barkëpangopur
U shkapërderdhëm nëpër botë,
N’Amerikë, n’Australi
Dhe gjithkah nëpër Europë

4.
Na nënçmuan dhe na shanë
Edhe bishtin na e vendosën,
Por shpresën e lirisë që ndizej në ne
Kurrë, dot nuk e fundosën!

5.
Na quajtën të pa ditur
Të pagdhendur dhe torollak,
Por ne ndenjëm gjithënjë ballëhapur
Nuk u ligështuam aspak!

6.
Pas shumë pune me shumë mund
Zjarrin që në ne ndizej bubullimë,
E liruam nga gjokset tona
N’Vlorë shpallëm pavarësinë!

7.
Nga t’ gjitha trojet me gjak shqiptari
U mblodhën burrat në kuvend
Dhe gjithë botës ia kumtuan lajmin
Nga sot e tutje ka Zot ky vend!

8.
Nga 28 Nëntori , 100 vjet më parë
Shqipëria ka një Zot,
Mos provo më Europë plakë
Se vendin e shqipeve s’e shkel më dot!

08 – Nëntor – 2012 / 13:05
F E R I Z A J

https://kuqezi.albanianforum.net/

45Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 13/2/2013, 23:57

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
MBI GJITHCKA QENDRON
...SHQIPERIA ....MBI SHQIPERINE VEC
PERENDIA!



Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
...mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e të tëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

46Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 13/2/2013, 23:57

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Poezi per Atdheun - Faqe 2 1277648054 Poezi per Atdheun - Faqe 2 1277648054 Poezi per Atdheun - Faqe 2 1277648054

47Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 14/2/2013, 06:34

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ku Kemi Lerë

Në ç'vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
--Në Shqipëri.

Po njeriu vetë,
cilë do në jetë?
--Do vend' e tij.

Ku i duket balta
m'ë e ëmbël se mjalta?
--Në vend të tij.
Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
--Në Shqipëri.

Përse të punojë
dhe të lakëmojë?
--Për vend' e tij.

Andon Zako Çajupi

48Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 14/2/2013, 06:34

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
I dashur Atdhe

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.

~Asdreni

49Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 14/2/2013, 06:35

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shqipja

Na mekoi qumshti i gjirit
Na ushqeu gjuhe e shpirtit
Na gjumoi nder perralla
Me e embla shqipe-fjala.

Dhe kur flisnim capra cupra
Ishin rrokje, fjale te bukura
Ishin vete kuptimi i jetes
Shqiptarisht dhe asgje tjeter.


Dhe ne ka pak atavizma
Mbetet gjuhe me fisnikja
Dhe ne mes te pabesise
Mbetet firma e Shqiperise!

50Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 14/2/2013, 06:35

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ATDHE

Gerxhe ngado ku shkel
Ku je, o Atdheu im?
Vetem gerxhin tend dua te ndjej
Mes gerxhesh ketu ne mergim!

Ne token qe duket e njejte
Rremoj e rremoj si i mar'
Te ndjej eren e dheut te shenjte
Eren e gerxhit shqiptar!

Vazhdoj e vazhdoj kerkimin
Une mergimtari eksplorator
Atdheun e gjej tek shpirti
Dhe shpirtin tek Atdheu, njelloj!

51Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 14/2/2013, 06:36

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shpirti shqiptar

Shqiptarlleku me thote:S'kam nevoje per elozhe
Mbame, qofte e me pak, nga c'te mbaj une ty.
Ngado qe te ropatesh, gerxheve te kesaj bote
Mjafton qe te kam dhe me ke, aty!

Aty ku askush tjetersim s'mund te beje
Me blloqe kartash dhe vula identiteti.
Aty ku as Zoti me dore s'mund te vere
Se shpirti i tij, ne shpirtrat tona mbeti.


Aty cdo materie nje fjale do te thote
Fjalen qe qumeshti i nenes na dha
Aty cdo fjale e shperndare neper bote
S'do tradhtoje kurre, shpirtin shqiptar!

52Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 14/2/2013, 06:36

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
KOSOVES

Pengu me i madh i kohes
Shqipetarja-Kosove
Lume i pashtershem lotesh
Mes te shurdheres bote.

C'u perpoqen te te c'benin
Ne materie dhe ne shpirt
Mos e kishe tendin zerin
Asnje gen shqipetarisht.

S'ishin fqinj, i bere fqinj
Sllavoserbet e barbarise
S'ishin miq, i bere miq
Zuzarmiqt' e pabesise...
Durimmadhja shekullore
Po vjen dita e bekuar
Dhe ne harten e kesaj bote
Te kesh emrin e nderuar.

53Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 14/2/2013, 06:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Atdheu

Dëgjoj tek flitet për atdheun,
këtë copë imagjinare buke,
kafshuar nga gjuha shumëgojëshe
e më vjen të puth...

Ç`fjalë është kjo?
Tingull i mbytur i buzëve,
apo krismë e pushkës a kollës?

Atdheu është kudo,
Kudo mbaj mishin në krahë,
kokën mbi supe,
mendimet, zhurmën,
kockat, trurin, miqtë, të tjerët,
A më mbajne ata mua si rruga turmen
Ç`gjuhë flasin të vdekurit?
Anglisht në parajse?
Po në skëterrë?
Atdheu lëviz shpejt,
Atdheu ringjallet, vdes,
Shqiptar, grek apo kinez

Duhen lëruar tokat me spirancë,
zgjidhur kuajt në lëmë,
kafshët ripërtypëse në mencë,
Katror është atdheu, 105 gradë,
dyqan i mbyllur kur flemë,
kater horizonte si qeli,
i rrumbullt nga hëna,
pikë në hartë,
kur shuhet dielli, i zi,
pulson në gji, njeri,
ha,pi, zgjohet, fle,
plak, fëmijë,
une e ti

Ra përdhe e puthi tokën
nuk dinte se ku kishte kokën






At the?
Dhe the?
Dhe?
Atë atë,
atë dhe
Na dhe

Dhe je Atë,
Dhe dhe ne

Ati ynë
në qiell...

54Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 14/2/2013, 06:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NE DITEN E FLAMURIT

Rri ulur Atdheu plak,
La me lot e la me gjak.
Mijera vjet histori,
me shume rob se ne liri.

Vetem qan e renkon,
trojet e veta kerkon...
Buza vetem i buzeqesh,
kur sheh bijte me armet ngjesh.

Nga cdo ane vjen ze i burrit ,
mu ne Diten e Flamurit,
Nga cdo ane vjen ze i trimit,
ne kete dite te bashkimit.
Jam Kosova e trimerise,
Lulja e bukur e Shqiperise.
Me coi Isa shpirtbiluri,
me tha:"Te therret Flamuri".

I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine s'e jap per jete.

Jam Ulqini , jam Malesia,
edhe mua me therret liria.
Jam Malesia e Dede Gjon Lulit,
jam shqiponja ne pale te flamurit.

Tungjatjeta Nene Shqiperi,
Une jam Cami tek ti vij.
Shqiperi te qofsha fal,
te kam nene e me ke djale.

Jam Presheva neno moj,
nuk mund me te duroj.
Jam flamuri kuq e zi,
S'rri dot me ne roberi.

E dashur Nene Shqiperi,
Ja dhe nje porosi.
Te fala nga mergimtaret,
lot e djerse margaritaret.
Larg ne dhe te mergimit,
shtruam sofren e bashkimit,
mu ne diten e vertete,
Rrofsh moj Shqiperi per jete.

55Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 14/2/2013, 06:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ish nje cupke quhej Nore
ish si flutur lulebore
kurre s'grindej, kurre s'bertiste
me ngadale, embel fliste.

Po nje here ne shetitore
tok me motren zene per dore
Nore e vogel u perqa
akullore dua tha.

i tha motra : - Nuk te ble
ti semure ishte dje.
A do paste, a do karrota
karamele e biskota ?
He pra thuaj tjeter cdo
akullore mos kerko ?
Perseriti duke qare
c'kishte thene aty me pare:
s'dua paste, as karrota
karamele e biskota.
Dua vetem akullore
ik nuk vije me ty perdore.

Po c'ti bente motra e gjore
dhe ja bleu llastices nore
dhe ajo fshap e fshup si miu
akulloren e lepiu.

Kur aty nga mesnata
nisi nje kolle e gjate dhe e thate
thirri mamin: - hajde pak
edhe mami kur e pa
u-bu-bu e mjera tha.
Babi doli ne sallon
foli shpejte ne telefon
Alo,mjeku?
Ne shtepi kemi te semure ne femije.

Ty-ty-ty me nje makune
pa ja ulur shpejtesi
sa i mbyll syte dhe i hap
xhaxhi mjeku erdhi vrap

Xhaxhi mjeku kur e pa
me bajame qenka tha ....

56Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 14/2/2013, 06:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
O TRIMA LUFTETARE

O Trima luftetare
Ju binjt e Skenderbeut
Kerkoni ju shqiptare
Lirine e memedheut

Se mjaft ne roberi
o e mjera Shqiperi
o djem rrembeni pushketo
ja vdekje ja liri!

MEMEDHEU

Memedhe quhet toka
ku me ka rene koka
ku kam dashur meme e at
ku me njeh edhe guri i ngrate
e ku jam rritur me therrime
e ku kam folur ku kam folur
gjuhen time
e ku kam fis e ku kam fare
e ku kam qeshur e ku kam qare
ku rroj me gaz e shpres
ku rroj me gaz e shpres
ku kam deshire deshire te vdes

Moj e bukura more (kolazh)

O moj e bukura more
si te lash e me s'te pash(2 here)

si te lash si te lash
si te lash e me s'te pash(2 here)
atje kam un zotnin tate
atje kam un zonjen mem(2 here)

Atje kam atje kam
atje kam edhe tim vella (2 here)

Vajta kalova te gjith kalabrine
askund nuk gjeta si arberine
vajta kalova te gjith kalabrine
askund nuk gjeta si shqiperine

dy manushaqje ne doren time
ja zgjata njeren arbreshes sime (2 here)

e lule lu, e lule lu, e lule lu, e lule lu, e lule lu e baca baca,
e une per ty, e une per ty, e une per ty, e une per ty,
e une per ty mor djale plasa,
e ndalo pak, e ndalo pak, e ndalo pak, e ndalo pak,
e ndalo pak eshte e vertete,
se zemra ime, se zemra ime, se zemra ime, se zemra ime,
se zemra ime je ti vete.

Keto jane tekste kengesh, por besoj mund te recitohen edhe si poeziPoezi per Atdheun - Faqe 2 Smile

57Poezi per Atdheun - Faqe 2 Empty Re: Poezi per Atdheun 14/2/2013, 06:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nentori

Me shume se c’do here
Kete netor une e dua
Sepse kete vite do festojm
Ne Kosoven e Pavarsuar

Ne historin shqiptare
Na ishin dy neteor
Kurse ne historin time
I treti eshte n'ket ore

Ky do te jet 28 Nentori
Kur flamuri ne Vlor u ngrit
Kur Isamil Qemajli
Shpalli Pavarsin
Po kete vit more shoke
Dy festa do ti gezojm
Dy shtetet te ndryshme
Nje gjuh e nje komb

Shqiptare ne shqiperi
Shqiptare ne Kosove
Tani na erdhi dita
Se bashku te Festojm...

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 2 e 2]

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons