Forumi Kuq E Zi
Poezi per Atdheun Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi per Atdheun Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Poezi per Atdheun Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi per Atdheun Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1Poezi per Atdheun Empty Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:45

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
I dashur Atdhe i bekuar
U bene vite pa te vizituar
E ndoshta ti me kohe me ke harruar
Por une, nuk kalon dite pa te kujtuar
Ate dite qe rrugen e kurbetit mora
Fjalen "lamtumire" nuk munda ta shqiptoja
Ju thashe nje mireupafshim te mbeshtjelle me lot
Do te shihemi ne te ardhurin mot
Kaluan minuta, ore, dite, jave, muaj e vite
Por per ate dite une jam ende ne pritje....

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Rri dhe mendohem per Shqiperine
Syte e mi me lot jane mbushur
Ne kurbet humba rinine.

Malli i tokes, malli i nenes,
Me theret ne gjume. O bije!
O nene! i theras edhe une.

Ngrihem me tmerr e endem ne te errur
S'jam ne vendin tim e trupi me dhemb.
Kaluan kaq vite qe une po qaj
Ne telefon degjoj vec vaj.

Mos valle ska Zot te me ndihmoje
apo vete Ai me mallkoi?

Sa letra jane harxhuar
sa mall ne to kam pasqyruar.

Atdheu im une s'jam menduar
se jeten time si kam per ta cuar,
Ao ta jap fjalen Atdheu im
Qe do te vij si pulebardha ne agim.

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
...mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e të tëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

4Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:48

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ca pika lot me ran ne faqe
e per ty atdhe ndjeva mall
Mu kujtuan ditet e rinis femia'naqe
nga malli madh ,veshtir tu besh ball.

Ca pika lot m'pikuan n'zemer
e ma treten gjysmen e saj
aty kishte nje emer
Shqiperia e Madhe ishte emri saj.

Mall sot e mall neser per ty atdhe
kaq shum je pjes e jetes time
qe kur erdha ketu m'duket se me mall kam le
Epsh i zgjuar i nje vrime.

Pershendetje atje o ju populli im
Se kem qellu large ne ket mergim
E per ju mundohemi dite e nat
qe mos te jet ai dhe i that.

https://kuqezi.albanianforum.net/

5Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:51

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Memedheu

Memedhe quhet toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.

https://kuqezi.albanianforum.net/

6Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:52

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!
Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.
Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!
Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!
Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...
Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!
Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!
O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.
U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.
Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!
Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!

https://kuqezi.albanianforum.net/

7Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:52

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Trim i Shqiperise

Kush ka qene trim nje here?
Aleksandre i Math i vjere,
Pirrua me shoke te tjere
ne Shqiperi kane lere,
Po nga te gjithe me i zoti,
Skenderbeu Kastrioti.
O mbret i dashur, ku je?
Ku je, more Skenderbe?
Si duron ti nene dhe?
Nuke te vjen keq per ne?
Qe ditne, qe 'na le,
vendi yne u be raje
Te lutemi dite e nate,
ne ate jete ku ke vate,
dergona shprese e urate
te mos rrojme si grate...
Te ngrihemi te leftojme,
Turqit ti debojme,
Shqiperine ta shpetojme
Dhe lir' e me nder te rrojme.

https://kuqezi.albanianforum.net/

8Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:53

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shqyptari e Bylbyli

Baladë

Se c’ do t’ ket mali, qi gjimon?
C’ do t’ jet kjo valle, qi jehon?
Rrethue me lule t’ blera,
Me ‘i zemer si prendvera,
Atdheut Shqyptari,
Si i a la i Pari,
I kndon sot valle:
Shqypnin madhnon,
Kah valle kndon.

- Si t’ del, o i mjerë, ty kanga sot?
A s’ban ma mire me derdhun lot?
Shka t’ viejnë ty kangë e valle,
Kur zija i mlon kto zalle? –
Bylbyli pvetë.
Shqyptari i shkretë,
Permallshem ra
N’ kujtim e kjau.

Por s’i dha gjatë atij mjerim;
- Shqyptar, tha, un jam, nuk njof ligshtim.
Bylbyl, ti pse m’ trazove?
Pse valet m’ i pengove?
Ah! m’ len t’ dishmoj
Se n’ vaj e n’ mjerim,
Si n’ditë me gzim
Shqyptar un jam. –

Kndo pra, Shqyptar, si zemra t’ do,
Vijo nder valle e mos pusho:
Diftoj ti botës krenare,
Se s’ ka me zemer shqyptare;
Se ka Shqypni
Se lir do t’ rrnojë,
Se, pose Shqyptarësh,
Kush s’do t’ a gzojë.
Vetë Perendija
Tha, se Shqypnija
Asht per Shqyptarë:
Shqyptari e gzoftë.

- O plang, ku zanat bajn kuvend,
Ku cerdhen Shqypnia e ngrehë njimend,
O dheu i em e i t’ Parve,
O nderë e gjith Shqyptarve;
O nanë fatlume,
Shqypni e gzueme,
Falë t’ kjosha sot
E per gjith mot! –

Shka ka prap mali, qi gjimon?
Po fusha e mali pse po ushton?
E qiellve ndritë pasqyra;
Kerthneset mare natyra,
E ‘i za tu’ ushtue,
Shkon tuj lajmue:
Shqypni e s’ ke,
S’ ke kund mi dhe!

https://kuqezi.albanianforum.net/

9Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:56

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Per Shqiperine

Ne Shqiperi u rrita
N’ate vend si drita

Ajo me hapi syte
Ajo me ka dhene drite

Me lindi, me rriti
Me qau e qeshi

Me mesoi e tregoi
Gjithmone me ndihmoi

Papritur ngadale
Gjithcka qe ish e bardhe

Ku vajti ?, ku shkoi?
Pse na hidheroi

E ndoqem ne vete
E beme te shkrete

Eshte e vertete
Betohem per jete

Ndoqem bardhesine
Sollem erresine

Harruam historine
Edhe lashtesine

U vrame e u preme
Gjakun e ndame

Nderin e harruam
Besen e lame

Turpin e zi
E futem ne Shqiperi

Turp te na vi
O Shqiptari!

Shqiperis ju largova
Valle si e harrova

U ngrita dhe ika
Shkeputja afroi

Vuajtja me largoi
Trishtimi me trishtoi

Deshira me shtyu
Greqia me perpiu

Paraja dhe zilia
Ato qe te dyja

Me ndane me vellane
Dhe me babane

Me nenen me vone
Me motren pergjithmone

Me shoket e shkrete
Me ndane per jete

Me iku rinia
Me plaku vetmia

Valle c’po ndodh me mua
Te flas me nuk dua

Te harroj un dua
Harresa harroi mua

Kosova ne veri
Shqiponje e plagosur

Gjaku I rrodhi
Dhe s’kishte te sosur

E vrane, e prene
Shqipen e shkrete

Meshire nuk paten
Ta linin ne jete

U ngrit vet Shqiponja
Me nuk duroi

Fluturoi e sulmoi
Lirine e fitoi

Ndihmuan dhe te tjere
Nga nje tjeter dere

Ta mbajme mend
Kush qe ai vend?

Ti hapim ne syte
Andej nga vjen drite

E fitoi me gjak
Dhe nuk ishte pak

Enver o Enver!
Ai beri sa mundi

Nga fundi s’kuptoi
Dhe na vetmoi

Te kujtojme c’ka ndodhi
Te mos perseritet

Gabimet nuk falen
Kuptohen dhe ndalen

Ndalen pa pikuar
Atje te burimi

Burimi duhet gjete
Atje eshte shpetimi

Ta gjejme sic e gjeti
Gjergj Kastrioti

Ai ishte trimi
Edhe patrioti

Shume shqipetare te tjere
Burimin e gjene

Luftuan me pushke
Luftuan me pene

Luftuan e dhane
Per shqiperi

Ne je shqipetar
Lufto edhe ti

Burimi I mire
Duhete gjete

Ta kerkojme te gjithe
Ashtu sic dim vete

Buron atje
Mes malesh me bore

Eshte ne Shqiperi
E kemi ne dore

Nuk eshte ne Greqi
As Itali

Eshte ne Kruje
Eshte ne Shqiperi

Eshte Atje
Eshte I varrosur

Ngrihu o Gjergj
Duhete’ sh’groposur

O Zot te lutem
Ndihmo kete toke

Jemi Shqipetare
Nuk kemi me lote

Na shteruan lotet
Nuk ka me kuptim

Europa veshtron
Kerkon bashkim

Bashkimi I Shqiperise
Fillon ne Shqiperi

Fillon ai tek une
Fillon ai tek ti

Bashkimi I shqipetareve
Eshte Amanet

Nga Gjergj Kastrioti
Kur ishte ne Jete

Bashkohuni o shqipetare
Behuni ju bashke

Sic kemi jetuar
Ne kohen e lashte

Jemi Ilire
Jemi Albani

Jemi Kosove
Jemi Shqiperi

Jemi Ilirian
Se harron Toka

Jemi Shqipetare
E di gjithe Bota

Kjo vjershe, keto vargje
Ketu nuk kan mbaruar

Kjo vjershe, keto vargje
Jetojne duke shkruar

Do shkruhen nga une
Do shkruhen nga ti

Shkruaj o Shqipetar
Per Shqiperi

Shkruaj dhe ti
Ashtu sic di vete

Shkruaj o shqipetar
Ne je I vertete

Mere guximin
Shkruaj me lote

Shkruaj me shpirt
Shkruaj me dore

Shkruaj per Shqiperine
Shkruaj Historine

Shkruaj te mirat
Edhe bardhesine

Historia jone
Me kryet e saj larte

Ta shkruajm ne leter
Ta shkruajm ne karte

Shkruaj per shqiperine
Edhe Shqiptarine

Keto vargje
Kurre nuk shterojne

Ne vdeksha une
Le te vazhdojne

Te shkruaj, mendoj
Deshiren un dua

Nuk ndalem dot
E kame ne sua

E kam te ngulitur
E kam te skalitur

Jeton brenda meje
Nuk ka per te ikur

Do shkruaj per gjuhen
Dhe Historine

Do shkruaj per Artin
Per Letersine

Po shkruaj une Shqip
Ne kete leter

Eshte Gjuha Jone
Dhe e askujt tjeter

S’eshte Latinish
Nuk eshte Greqisht

Eshte Gjuha Shqipe
Eshte Ilirisht

Eshte Histori
Eshte e vertete

Eshte e gjalle
Eshte ne jete

Ngado qe te vete
Ngado qe te shkoj

Me duhet te shkruaj
Me duhet te shikoj

Te shkruaj Historine
Me duhet te vazhdoj

Turqia mizore
Na vrau, na preu

Na ndryshoi Fene
Shpirtin dot s’na ktheu

Jemi shqipetare
Jemi bij Shqiponje

Jemi Iliriane
Jemi djem Kosove

Jemi Arnaute
E ke then ti vete

Mos na prek me dore
Le Shqiperin te qete

Greqia e lashte
I vjen anes rrotull

Eshte dhelper dinake
Eshte atje ne strofull

Epirin e lashte
Edhe Camerine

Te gjith bashke jetonim
Kishim ne shtepine

Eshte dhe Serbia
Nuk di shume per te

Shkruaj o Kosove
Ti e njeh ate

Eshte po ashtu
Edhe Maqedonia

Brenda neper te
Lulezon Shqiperia

Jane komshijte tane
Vec nje are na ndan

Duhet te gjejme gjuhen
Lufta sjell vec luften

Te mesojme te rrojme
Bashke te jetojme

Te ndertojme Ballkanin
Shtepine dhe vatanin

Amerika e larget
Emigrante kerkon

Shpirtin na trazon
Syte na I loton

Nuk eshte dhe Shqiperie
S’eshte dhe Ilirie

Eshte dhe Amerike
Eshte dhe Gjermanie

Qajne nenat e mjera
Shpirti qan me lot

Djemte po I ikin
Dhe nuk kthehen dot

Qajne ne Shqiperi
Presin ne vetmi

Keq nuk po te vjen
O kurbet I zi

Jetoni o shqipetare
O njerez te pa mposhtur

Punoni e fitoni
Nenat mos harroni

Mos qani o nena
Djemte nuk ju harrojne

Punojne e jetojne
Bashke me ju vajtojne

O vellezer o shqipetare
Valle a me degjoni

Do bertas me fort
Mos te me harroni

Ju o shqipetare
Rrugeve te Europes

Ju kerkon Shqiperia
Gjaku, Dashuria

Atje eshte Liria
Edhe pasuria

Shqipetaret e tjere
Qe kaq larg ju jeni

Shume ne Amerike
Ca s’dini nga veni

Nuk jan dokumenta
Jan loj llotarie

Nuk lozet Historia
Eshte gjak Shqiperia

Ti o Art Shqipetar
Ku ke vajt dhe futur

Ngriji kryet lart
Mos rri I keputur

O Humor Shqipetar
Preke dhe ti driten

Me Jovan Bregun
Edhe Teto Riten

“nuk jam njeri une
qe merrem me llafe”

merrem me vepra
merrem me fakte

“magazina” ime
eshte Shqiperia

eshte Atdheu im
eshte Dashuria

Nuk eshte Hollywood
Eshte Humor Shqiperie

Ai na ben te qeshim
Ashtu sic na ka hije

Me Koco Devolen
Dhe Cekja ne Liste

Parodistet e Vlores
Harrova gabimisht

Humori Shkodran
Dhe ju artiste te tjere

E dini vete kush jeni
Me ju qesh nga here

O Humor Shqipetar
Dhe ti I Kosoves

Ngrini kryet lart
Mos rrini te keputur


Bashkohuni bashke
Te qeshim te lumtur

Ti Muzike Shqipetare
Lahuta e Malesise

Ti o Kenge Shqipetare
Shpirti I Laberise

Eshte kenge per se gjalli
Kendon Laberia

Kendon shpirti I Labit
Dridhet, qan femija

Jan Kenge Shqipetare
Kendohen dhe te reja

Nuk rrim dot pa to
Nga vallja, nga hareja

Te degjohet Shqipja
Zeri te bucasi

Vallja le te hidhet
Toka le te dridhet

Kendoni edhe ju
O vajzat simpatike

Kendoni bukurine
Me kenge romantike

Te kendojme te gjithe
Nga jemi nga s’jemi

Te degjoje Shqiperia
Kengen Dashuria

Te gjitha me radhe
Une qe permenda

Eshte Shpirti I Shqiptarit
Qe levon perbrenda

Dua un te flas
O Zot s’ndalem dot

Po qaj e po shkruaj
Jam ne dhe te huaj

Nuk flase me shqipetare
Punoj me te tjere

Me shohin, me veshtrojne
Dot nuk me kuptojne

Nuk jan gjak Shqiperie
Jan ketu te lere

Jane Amerikane
Jane si dine vete

Gjuha me trazohet
Shpirti turbullohet

Gjuhe tjeter flas
Shqipja terheq pas

Do te mbijetoje
Jeten te ma shtoje

Eshte gjuhe e rralle
E them me shum bindje

Ne shpirtin e saj
Kan kaluar dhimbje

Nuk eshte gjuhe, eshte lufte
Ajo lufton me pene

Lufton per Shqiperine
Atje ka folene

Ti o Shtet Shqipetar
A po me lexon

Ato qe po shkruaj
A po I kupton

O Shtet Shqipetar, te lutem!
Ndihmo Shqiperine

Ne Zot ju besoni
Bekimin kerkoni

Nuk eshte dhe I huaj
Eshte balta juaj

Vete ne ju jeni
Ju kemi te na ndrini

Kujdes kur veproni
Gjakrat mos trazoni

Shpetim nga tranzicioni
Mallkuar korrupsioni

Forca policia
Pranga dhe qelia

Prove dhe me te bute
Behen dhe gabime

Me vone e kuptojme
Dot nuk e ndryshojme

Ndaloni hajdutin
Burgosni tradhetarin

Denoni armikun
Vdekje gjakatarit

Ti o Shtet Shqipetar
A po me degjon

Fjala qe po shkruhet
Pergjigje kerkon

Poshte prostitucioni
Droga, heroina

Rinia Shqipetare
Larg nga gremina

Syte nga politika
Nga Bota dhe Europa


Gjerat kane ndryshuar
Shume jan sterholluar

Armet nukleare
Nuk duhen harruar

Zerin tuaj ngrini
Te na degjoj Bota

Jemi Shqipetare
Flasim nga Europa

Unitet tregetia
Arsimi, Ekonomia

Transporti, dogana
Leku dhe Euroja

Dollari dhe nafta
Turizmi, biznesi

Unitet kerkojne
Shqiperia te eci

Unitetin ne
Shqiperise tja forcojme

Te bashkuar ne
Shqiperine ta ndertojme

Do shkruaj fjalet
Do shkruaj me pene

E bej kete
Per Memedhene

Nuk shkruaj luftoj
Me shpirtin sakatosur

Lufto o Shqipetar
Lufto dhe I plagosur

Do shkruaj une fjalet
Qe nuk kane te sosur

Kurbeti mua shpirtin
Sec ma ka vrerosur

Eshte mendimi im
E shkruaj ne leter

Jam Ilirian
Nuk behem dot tjeter

Nuk jam Grek une
Nuk jam Italian

Nuk jam une Gjerman
Nuk jam American

Kemi gjakun tone
Nuk duam ne tjeter

Gjaku Ilirian
S’trazohet me tjeter

Kujdes globalizimin
Unitet me Kombin

Unitet me Gjakun
Unitet me Zotin

Unitet Shqiperia
Kisha dhe Xhamia

Feja e Shqipetarit
Eshte Shqiptaria

Vetem nje eshte Zoti
Nje eshte Perendia

Dy kush e ka bere
E beri dy Turqia

Beso o shqipetar
Ndihmon Perendia

Beso ne besim
Besonte Skenderbeu

Feja e Shqipetarit
Eshte Memedheu

Unitet Besimi
Unitet me Zotin

Unitet Shqipetaret
Unitet me Kombin

Kjo vjershe ketu
Akoma s’ka mbaruar

Do shkruhet gjithe jeten
Ka per te jetuar

Nuk shterojne fjalet
Lotet po lotojne

Eshte Gjaku I Shqiponjes
Mbi leter po pikojne

https://kuqezi.albanianforum.net/

10Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:57

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.


Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.


Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.


Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

https://kuqezi.albanianforum.net/

11Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:57

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
MIRE SE TE GJEJME SHQIPERI!

..Jemi nis drejt teje..e ti e din!
me ti prek, cep e me cep kindet,
sikur nje zonje e rende e bukur
pershendetjen me ta dhane ...

..shpesh asht mendu, se,
ate kohe kur je saju,
me nge krijuesi ka qene
dhe dashnin pash me pash ta fali..

..E bukur hije plote , ngjyrash,
malet si ojmet nder vello
pale e pale te rrijn madhnushem,
nje tuf resh e bardh, mbi krye lodron.

..nder ujvara mbi ta ylbere
floket e tua vargzojn, ndrisin,
mbi supet e hajthem shtrihen
ambel bute, shpatet e gjelbrume.

..tek shtrihesh, si sorkadhe
nder fusha e kodrina t' begata,
lulet kush ma e para, vihen ne gare
kuroren me ta be ma te hishmen..

e cfare me zan me goje ate veshje..
nder pala mendueshem rrin hallet,
nder lajle gezimet hedhin valle,
sinfoni ngjyrash , e ralle e hijeshme..

...kur shkon ashtu plot hire
toke e qiell te nderojne..
yjet thuren varg , mbi qafe
dielli me henen ndalin veshtrimin.

Je Ti pra e jona Shqiperi..
nga "Molla e kuqe deri ne Prevez...!

F.Ashiku 4 Mars 2012.

https://kuqezi.albanianforum.net/

12Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:57

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vëllezër dhe motra shqipëtarë!
Qasuni më dëgjoni,
Sa të
mundeni më parë
Gjuhën tuaj mësoni.
...Pa shihni sa ësht’e mirë
S’u
vjen mall’ e dëshirë?
Gra,burra, djem e vasha!...
E ju
plaka zë-trasha!
Mos rrini pa mësuar,
Kjo do të na nderojë,
E do
të na bashkojë,
Këtë gjuhë, që flasim,
Këtë zë të këndojmë,
Gjënë tonë
të qasim
Të huajn t’a dëbojmë,
Se gjuh’ e Shqipërisë
Është e
Perëndisë

https://kuqezi.albanianforum.net/

13Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 17:59

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shqiperia po na pret

Hodhem cantat permbi krahe,
e drejt shtigjeve u nisem!
Kudo neper bote u shperndame,
...e nenen Shqiperi braktisem!

Malet qe ngriheshin gjer tek rete,
me nje fryme i kapercyem!
E atdheut tone te shtrenjte,
gabimishte shpinen i'a kthyem!
Dallget e trazuara te detit,
mes per mes i came!
Nuk e mbajtem amanetin,
qe stergjysherit na e lane!
Shtigjet kur i kaptuam,
askush s'na pershendeti!
Ne toke te huaj shkuam,
edhe atje askush s'na priti!
Ketu ku dielli s'te ngroh,
e hena nuk ndricon!
Si enderr e braktisur,
jeta po na shkon!
Ndaj duhet te zgjohemi vellezer/motra
prej gjumit qe na largon!
Se votrat tona po na presin,
me ngrohtesine qe ketu na mungon!
Obligimet e atdhetarit,
na duhet qe t'i plotesojme.
Amanetin e te parit,
ne vend duhet qe ta cojme.

Ejani kthehemi ne vendlindje,
atje ku jeta merr kuptim.
T'i zbrazim zemrat nga keti dhimbje,
e t'i mbushim perplot me gezim.....

https://kuqezi.albanianforum.net/

14Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 18:00

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Zgjohuni ju oj, rini,mos rini kot,t'fjetur,
dashuria ju do,t'gjalleruar e jo,t'mekur.
As njeher per ta, mos ju trembet,syry!
C' pritni,ku jeni,ah,zdini ju cka humbisni.

Gjith ket bukuri,kush ja dha Shqipetares?
A sesht kjo,lule bukur dore,e Perendise!
Bota e lakmon,as un se kursej dot,veten!
Gjalle, t'me rrjepin,i dua,s'mundi,t'heshtem.

Mos u tremb ti zemera ime e gjore,
vetem lutju,asaje,si edhe,Perendise!
Pro qendroj, me me shume, dashuri.
Behu bandilli,t'bukeres se Shqiperise.

https://kuqezi.albanianforum.net/

15Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 18:01

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Thell ne zemer kam pak shprese
kjo shpres ska me m'tradhetu
Shqiperia do baj kthes
nuk e lam ne me u dorzu


hajdeni pra vellezer e morta
ne na pret Shqiperia edhe Shkodra
bashke te tane mu u bashku
ne rresht me boten Shqiperin me vu.


Skena nevoj na per parti
jena vet ne qeveri.
te punoj per vendin tone
sa nuk ka shku teper von

https://kuqezi.albanianforum.net/

16Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 14/5/2012, 18:02

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
E Lash Vendliindjen Time,
Larg Saj Emigrova.
Zemra Qe Mbushur Plot Kujtime,
Qe Kurre Nuk I Harrova.

Rruget Me Kalldrem,
Ambientin Plot Hijeshi.
Shoket Qe Atje Kam Lane,
Cdo Dite Ne Mendje Me Rrine.

Tani Jam Ne Shtet Te Huaj,
Ndaj Merzitem Shume!
E Ndjej Mungesen Tuaj,
Edhe Kur Jam Ne Gjume.

Me Ju Shoke Qe U Njoha.
Qe Kur Isha Ende Femi.
Me Ju Qe Une Krijova,
Me Te Miren Shoqeri.

Shpesh,me Kujtohen Ditet,
Kur Sebashku Qendronim.
Po Ashtu Edhe Netet,
Qe Pa Gjume I Kalonim.

Sa Vende Te Bukura,
Me Ju Kam Vizituar ?!
Sa Vesta E Ditelindje,
Me Ju I Kam Festuar ?!

Te Gjitha Kto Kujtime,
I Ruaj Me Shume Mall,
Ndaj Nuk Do Ti Harroj,
Sa Kohe Qe Te Jem Gjalle,

Porsi Zogu Qe Shtegton,
E Se Harron Folene E Vet,
Ashtu Edhe Zemra Ime Ju Kujton,
E Sdo Tju Harroj Perjet.

Besomeni O Shoke,
Se Nje Dit Do Te Kthehem.
Ne Krahet E Shoqerise Tuaj,
Perseri Me Deshire Do Te Prehem.

Kur Mendoj Diten E Kthimit,
Zemra Sa Nuk Me Pelcet.
Ndaj Papushim I Lutem Zotit,
Qe Kete Dite Ta Beje Realitet.

Por Edhe Ne Qofte Se Nuk Kthehem,
Ju Lutem O Shok Me Besoni!
Pergjigjes Per Kete,do Te Jete Fati,
I Cili Larg Jush Me Hodhi !!!....

https://kuqezi.albanianforum.net/

17Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 18/5/2012, 12:54

eralda

eralda
Princeshe
Princeshe


Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
...mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e të tëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.

18Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 18/5/2012, 12:54

eralda

eralda
Princeshe
Princeshe
Vëllezër dhe motra shqipëtarë!
Qasuni më dëgjoni,
Sa të
mundeni më parë
Gjuhën tuaj mësoni.
...Pa shihni sa ësht’e mirë
S’u
vjen mall’ e dëshirë?
Gra,burra, djem e vasha!...
E ju
plaka zë-trasha!
Mos rrini pa mësuar,
Kjo do të na nderojë,
E do
të na bashkojë,
Këtë gjuhë, që flasim,
Këtë zë të këndojmë,
Gjënë tonë
të qasim
Të huajn t’a dëbojmë,
Se gjuh’ e Shqipërisë
Është e
Perëndisë

19Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 18/5/2012, 12:54

eralda

eralda
Princeshe
Princeshe
O moj Shqiperi' e
dashur,memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh..
U
...shkretove anembane,Shqiperi,...
se politikanet s'kane dashuri....
Gjithe
djemte qe ke qare dhe mban zi,
mbeten rugve te europes tani
Zhvish
rrobat e roberise,memedhe,
vish armet e trimerise
se na ke
ne!
zgjohu shqipetar mos fli
se ka arth koha ta ngresh zerin
ti
te degjohesh kudo tani

20Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 18/5/2012, 12:55

eralda

eralda
Princeshe
Princeshe
Me ne fund pushuan
shtrengatat
Ne dallget e trazuara ra qetesia
Europe.hapi
dyert e kanatat...
...NE SOFER TE KA ARDHUR SHQIPERIA..
Me
ne fund europa plak
fton te bukuren e dheut
Duke kthyer
mirenjohien e qytetrimit
QE borxh ja kishte SKENDERBEUT
Nato
i kishte hipur nje nur
Balli i ndriste prej stolise
Ne
radh u shtua nje Flamur
FLAMURI KOMBETAR I SHQIPERIS
Ne
jemi nje komb
por kemi dy SHTETE
Udhe te mbare SHQIPERI..
Me
KOSOVEN me vete..
Me te fuqishem se kurr.
Na sheh tani BOTA
Ne
Jemi nje komb
qe na ka zili e gjith BOTA..

21Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 18/5/2012, 12:59

eralda

eralda
Princeshe
Princeshe

GJUHA SHQIPE
Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,

22Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 18/5/2012, 13:00

eralda

eralda
Princeshe
Princeshe

GJUHA SHQIPE
Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
GJERGJ FISHTA

23Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 18/5/2012, 13:00

eralda

eralda
Princeshe
Princeshe
Shqipëri, o jetëgjatë!
Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.
...................................
Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.
Naim Frashëri

24Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 18/5/2012, 13:00

eralda

eralda
Princeshe
Princeshe
Ti, Shqipëri, Më Jep Nder!
O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,
fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.
Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni...
Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar,
zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!
Naim Frashëri

25Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 18/5/2012, 13:01

eralda

eralda
Princeshe
Princeshe
Fjalët e Qiririt
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar
Që t'ju ap pakëz dritë,
Natënë t'jua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
të digjem, të përvëlohem,
Që t'ju ndrinj mir' e të shihni,
Njëri tjatërin ta njihni.
Për ju do të rri të tretem,
As një çikë të mos mbetëm,
Të digjem, të qanj me lot
Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem më dëshirë,
Sa të mundt t'ju ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur :
Jam i gjall' e jam në jetë,
Jam në dritët të vërtetë;
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj.
Më është falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa më kënda t'ju bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini
Në shpirtit kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë...
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë
Unë dua njerëzinë,
Mirësin'e urtësinë.
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si ju dua,
Njëri tjatrinë në doni
Të paudhë mos punoni...
Unë, duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar;
Kam qenë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë...
Dua shum fjalë t'ju them,
Po trembem mos ju bënj ujem.

26Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 18/5/2012, 13:02

eralda

eralda
Princeshe
Princeshe

Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk'iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne si ndajmë;
këtu armiqët s'kanë vend.
që kombe shuhen përmbi dhe,
po Shqipëria do të rrojë,
për të, për të, luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë
tek ti betohemi këtu,
pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë,
për nder'edhe lavdimn e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!
Asdreni

27Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 22/11/2012, 17:49

Sahide(Ida) Malsiu

Sahide(Ida) Malsiu
-Për ty Shqipëri-

Aty ku flitet gjuha shqipe,
Aty ku derdhet gjaku mbi dhe,
Aty ku gjdo lufëtar kaloi,
Aty ku luftuan per atdhe.


Aty tek vorri i luftetari,
Aty ku derdhët gjaku per liri,
Aty me flamurin tonë,
Dhe aty ku ne u bëmë të lirë.

Nga:Sahide(Ida) Malsiu.

28Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 22/11/2012, 17:51

Sahide(Ida) Malsiu

Sahide(Ida) Malsiu
- 28 Nëntori -

Në një libër të madhë,
Qe shkruan për historin,
Fjalët e Ismajl Qemajli,
Ne i thojmë me knaqësi.


Më 28 Nëntor 1912,
Që nga ajo ditë,
Ne festojmë të lirë,
Ne këtë ditë me kaqësi e festojmë,
100 vjetorin gjithkujt ja urojmë.

29Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 07:56

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tani jam ne ore te leximit
Po lexojme Hamletin e Shekspirit
Thote mesuesja "Marsilda, tani ti vazhdo"
Cohem ne kembe me koken lart
Lexoj rrjeshtat plot rime por nuk shkon
Vazhdoj por duket qe dicka mungon
Papritur me kujtohet shkolla ne Shqiperi
Kur me thirren te recitoja nje poezi
Mora fryme thelle, sa krenare u ndjeva
Menjehere pranova dhe e kenaqur per ne shtepi fugova
Kete poezi ende pa vajtur ne shkolle e kisha mesuar
Sepse me tha babi, te recitosh te ben me te kulturuar
Te flasesh paster e pa gabime
Ah ne ato caste...te degjoje rrahjet e zemres sime
Perpara te gjitheve une dola
Dhe poezine "Gjuha Shqipe" fillova te recitoja
Me nje ze te larte si kurre me pare
Buzeqeshen te gjithe, ishin krenar

30Poezi per Atdheun Empty Re: Poezi per Atdheun 20/1/2013, 07:56

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Per lirine e vendit tim qe me ne fund erdhi:

LIRISË

1.
Në gurë të vendit tim linde
Mbi lulkuqet e luadheve jetove,
Në zemrën time u mbylle
Më ngrohe, jetën ma zbukurove!

2.
Qielli mori kaltërsinë e kthjellët
Dielli lëshoi rrezet me ngrohtësi,
Errësira mori rrugën e pa kthim
Në botën time erdhe ti Liri!

3.
Frymoj tani shqip pa aspak frikë
Dhe në gjuhën e të parëve mendoj,
Edhe balta në vendin tim ka bukuri
Jam i lumtur se tani vërtetë jetoj!

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons