Një bebe e sapolindur befason prindërit e jo vetëm ata, pasi lindi me 2 dhëmbë të vegjël në gojë.
Kjo ka habitur prindërit dhe mjekët, pasi dihet që bebeve procesi i dhëmbëve, shumicës prej tyre u nis nga mosha 6 muajshe e sipër, por Oliver James vetëm disa ditësh i sapo ardhur në jetë ka dy të tillë në nofullën e poshtme.
Prindërit e tij, Joanne Jones, 31 vjeç dhe Lee, 32 vjeç thanë se takimin e parë të bebes, nuk e bënë me pediatrin, por me dentistin.
Dentistët thonë se dhëmbët mund t’i bien dhe të zëvendësohen me të rinj, ashtu siç u ndodh fëmijëve të vegjël, por ekziston dhe hipoteza se këta dhëmbë duhen shkulur që më pas të dalin të tjerët. Por, gjithsesi dentistët thonë se këta dhëmbë janë të fortë e të shëndetshëm dhe mund të jenë dhëmbët e qumështit që u dalin zakonisht bebeve.
Prindërit shprehen se kjo nuk përbën problem për beben e tyre që gëzon shëndet të plotë, madje shprehen ata, bebja u ka sjellë dhe popullaritet, pasi nuk mungojnë vizitat e shumta në shtëpinë e tyre në Haverhill të Britanisë.
Oliver lindi me operacion cezarian në maternitetin e Cambridge në orën 3 të mëngjesit në datën 30 dhjetor.
Nëna e bebes shprehet se ka patur një shtatzëni shumë të keqe, pasi gjithë kohën e kalonte në spital ngaqë ishte e pafuqishme dhe me tension të lartë. Çifti nuk planifikon fëmijë të tjerë, madje shprehen se Oliveri i vogël ka aq kushërinj sa mund të kënaqet me ta.