Olivia Norton i ka habitur mjeket ne momentin qe lindi ajo pothuajse nuk kishte fare hemoglobine ne trupin e saj.
Foshnja Olivia ishte kaq e bardhe kur erdhi ne jete, ne nje gjendje kaq te ralle sa qe emri i saj u perhap me shpejtesi ne cdo reviste mjekesore. Mjeket i kishin dhene vetem dy ore jete foshnjes por ne saj te nje nderhyrjeje te shpejte dhe nje transfuzioni emergjent asaj ju kthye ngjyra roze e shendetshme dhe u largua nga rreziku per jeten. “Olivia eshte femija im i pare dhe nuk dija se c’fare te prisja – por sigurisht qe e dija se nuk duhet te kishte ate ngjyre,” tha e ema e foshnjes.
Olivia, tashme gjashte muajshe, lindi plotesisht e bardhe per shkak se ajo kishte shume pak hemoglobine – kimikati qe mban oksigjen ne qelizat e kuqe te gjakut, megjithese zyrtarisht nuk mund te klasifikohet si ‘gjak’.