Mësuese që shkon në shtrat dhe bën seks të shfrenuar me një nxënës, sigurisht më të ri në moshë. Nuk është skenari i një filmi pornografik, por një ngjarje reale e cila ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës.
Në Houston, mësuesja 25 vjeçare Tiffany Michelle Amos që shikoni në këtë foto që sjell noa.al, i ka dhuruar nxënësit të saj një natë seksi për 17 vjetorin e lindjes së tij.
Gjithçka ka ndodhur në Westfield High Houston, shkolla në të cilën ajo punonte dhe ai studionte.
Siç bëhet e ditur nga e përditshmja britanike Daily Mail, të dy kishin patur raporte telefonike, por ajo ka pritur ditëlindjen e 17-të të djalit për të shkuar në shtrat së bashku me të, në mënyrë të tillë që të mos kishte probleme ligjore. Më herët ajo i dërgonte nxënësit të saj foto lakuriq të saj me email.
Kur në shkollë u zbulua kjo marrëdhënie klandestine mes mësueses së re dhe nxënësit, ajo u pushua menjëherë nga puna dhe aktualisht duhet të përgjigjet për ngacmimet ndaj minorenit dhe duhet të paguajë një gjobë prej 5 mijë dollarësh.