120-vjeçarja pi hashash çdo ditë dhe gëzon shëndet të mirë
Një indiane pohon se ka jetuar deri në moshën 120-vjeçare, duke pirë kanabis sativa çdo ditë të jetës së saj. Fulla Nayak ka pirë kanabis cigare dhe verë të fortë nga degët e palmave në kasollen e saj në Indi. Ajo jeton me vajzën 92-vjeçare dhe nipin 72-vjeçar. Sipas mediave britanike, ajo thotë: “Nuk e di se si kam mbijetuar kaq gjatë. Shumë prej kushërinjve të mi, shumë më të rinj se unë kanë vdekur me kohë”. Edhe pse supozimi i saj nuk është i vërtetuar nga shkenca, fakti është se ka qenë çdo ditë të jetës së saj e droguar dhe tani gëzon shëndet të plotë, nuk është për t’u anashkaluar