Qytetaret e Raskeres u pyeten nese jane dakord qe te japin me qera nje toke prej shtate hektaresh ne pronesi te bashkise, per te kultivuar ne te bimen narkotike.
Kryebashkiaku Bernat Pellisa beson se arka e qytezes se zhytur ne borxhe do te jete ne gjendje te rigjenerohet shume shpejt, duke paguar 1,5 milione eurot qe ka detyrime ndaj kreditoreve te saj brenda dy viteve te ardhshme.
Sipas Pellises, ne kete menyre, bashkia do te kete me pas para per te permiresuar sherbimet ndaj qytetareve dhe per te stimuluar ne hapjen e vendeve te reja te punes, per te cilen Raskera ka aq shume nevoje.
Ne referendimin e mbajtur, 56,3% e 804 banoreve mbi 18 vjeç pranuan qe toka t’i jepet ne shfrytezim Shoqates se Konsumatoreve te Kanabisit, e cila do te rrise bimen dhe konsumoje bimen, ne te njejten kohe qe do te shnderroje ne te vlefshem truallin aktualisht djerr.
Sipas kryebashkiakut, nje nisme e tille do te ndihmoje edhe per te reduktuar krimin ne zone, pasi per ata qe duan te konsumojne lenden narkotike, nuk do te jete me e nevojshme qe t’i drejtohen korriereve te droges.
Ndonese nje nisme e tille e Raskeres eshte kundershtuar nga Madridi zyrtar, bashkia ka vendosur te sfidoje ligjshmerine e vendimit te saj duke paraqitur nje padi ne gjykate.
Aktualisht, Spanja eshte duke vuajtur nje krize te thelle ekonomike, qe ka krijuar nje “armate” prej pese milione te papunesh ose 23% e krahut te punes. Nje shifer e tille e vendos vendin iberik ne krye te vendeve te Eurozones me papunesine me te larte.