6-vjeçarja 91 kg konsumon 32 banane në ditë...
Suman Hatum nga India e ka detyruar familjen e saj të varfër që të vuajë për bukë dhe të mos sigurojë dot jetesën. Kjo, pasi ka një oreks shumë të madh dhe kur nuk i japin për të ngrënë, qan me britma, shtrihet në shesh dhe ha baltë.Suman është vetëm gjashtë vjeçe, por është e gjatë 1 metër dhe peshon 91 kg. Ajo ndoshta është vajza më e shëndoshë në botë, pasi peshon sa pesë fëmijë të moshës së saj, sëbashku. Për ta ushqyer, prindërit e saj të varfër lënë fëmijët e tjerë pa ngrënë, pasi ajo ha sa për gjashtë veta!Suman ha në drekë dy pjata të mëdha me pilaf, dy pjata të mbushura plot me peshq të skuqur, dy vezë të skuqura dhe disa omëleta, pa përmendur ushqimet e mëngjesit, me biskota, banane, oriz dhe vezë.Babai i saj fiton 14,5 euro në javë si fermer, të cilat i harxhon pothuaj të gjitha për të siguruar ushqimin e vajzës 6-vjeçare. “Qumështi është i shtrenjtë në Indi dhe nuk mund t’i blija aq sa donte kur ishte e vogël. Detyrohesha që t’i jepja drithëra që fëmijë, me qëllim që të ngopej. Ndoshta e kam unë fajin për gjendjen e sotme, pas kur ishte dy vjeçe peshonte 24 kg”, thotë i pikëlluar babai.Tashmë Suman e kalon gjithë kohën duke ngrënë. Nuk mund të ecë më shumë se një minutë dhe ditën qëndron pranë televizorit apo shikon motrën e saj me peshë normale, teksa luan tek këndi i lodrave.“Jam përpjekur shumë të kontrolloj dietën e Suman, por qan kaq shumë sa që nuk kam zgjidhje tjetër, veçse të plotësoj kërkesat e saj. U përpoqa të jem e rreptë, por nuk mund ta shikoj të hajë baltë”, thotë nëna. Mjeku familjar i ka paralajmëruar prindërit se nëse do të vazhdojë të hajë me këtë ritëm, do të pësoj atak zemre.Çfarë ha Suman gjatë një dite: për mëngjes (ora 7:00) – 20 biskota dhe 12 banane. Mëngjes (ora 9:30) – 2 pjata pilaf dhe 5 vezë. Paradite – 15 biskota, 2 paketa chips dhe 10 banane. Drekë (ora 12:00) – 2 pjata pilaf, 2 pjata me peshq të skuqur dhe patate të skuqura, 2 omeleta dhe turshi. Pasdite – 10 ëmbëlsira, 15 biskota, 10 banane, 2 paketa chips. Darkë – 2 pjata oriz, 2 pjata me peshq dhe patate të skuqura dhe chadei domatesh (ushqim indian).