Një sondazh i Meredith Parents Network zbulon një fakt që burrat duhet t’i shqetësojë…12 përqind e grave në Amerikë përdorin telefonin celular gjatë seksit. Sipas sondazhi më të fiksuara pas celularit gjatë kryerjes së aktit seksual janë kryesisht mamatë nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Megjithatë sondazhi nuk ka sqaruar nëse këto “mamatë e mijëvjeçarit të ri ” e përdorin celularin për të telefonuar, për të shkruar mesazhe, për Facebook apo për të shkrepur foto gjatë momenteve intime.
Sipas kompanisë që realizoi sondazhin kjo tashmë është evidente pas nuk ka pjesë të jetës që është e lirë nga teknilogjia. Megjithatë nëse e përdorin për të regjistruar momente intime kjo mund të bëhet më vonë një problem… Kështu së paku ka ndodhur me anëtaren e jurisë së X Factor në Britani, Tulisa Contostavlos, që u detyrua të pengojë publikimin e momenteve të saj intime me të dashurin, pamje të cilat ishin vjedhur dhe rrezikonin të përfundonin në internet.
Një tjetër e dhënë interesante e sondazhit është se 21 përqind e grave përdorin celularin edhe kur janë në banjo.