Kjo është shkarazi historia qe për mese gjashte vite u end neper zyrat e gjykatës australiane ne Sydney.
Një punonjëse e punësuar ne një organizate publike qeveritare kish vajtur për një udhëtim pune, e ngarkuar nga punëdhënësi i saj. Ky i fundit, kish prenotuar edhe hotelin ku do te qëndronte punonjësja. Pas përfundimit te punës, punonjësja ne fjale shkon ne dhomën e saj ne hotel, duke marre me vete edhe një mikun e vet. Dhe ndërsa bënin seks, një lampadar u shkëput për te rene ne fytyrën e punonjëse, e cila merr disa plage.
Por çështja nuk mbaroi këtu. Faktin se ajo ndodhej për shërbim pune me porosi te punëdhënësit, u përdor si argument nga punonjësja për te përfituar dëmshpërblim. Këtë te drejte ja dha fillimisht gjykata e shkalles se pare, e cila arsyetoi se qofte duke bere seks, qofte duke luajtur me letra, punonjësja ishe ne shërbim pune.
Çështja kalon ne shkalle e dyte, ky vendimi i jep te drejte punëdhënësit me argumentin si ai nuk kish dhënë asnjë autorizim për aktivitetin e saj jashtë orarit te punës.