Një i dënuar shqiptar është vetëvarur ditën e sotme në qelinë e tij të burgut në Trikalas, të Greqisë. Bëhet fjalë për shtetasin Paulin Kola, 30 vjeç i cili u gjet i varur në hekurat e dritares nga gardianët e burgut herët në mëngjes. Sipas burimeve zyrtare të dala nga burgu , gardianët ishin përpjekur për ti dhënë ndihmën e parë por për të riun shqiptar ishte shumë vonë. Bëhet e ditur se Kola ishte dënuar me 10 vjet burg për disa grabitje.
30 vjeçari u transportua në spitalin e qytetit ku do të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor megjithatë deri më tani akoma nuk dihen shkaqet në të cilat ka ndodhur ngjarja tragjike. Gjithsesi autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.