Nje student nga San Diego, te cilin agjentet federale e harruan ne qeli per 5 dite pa ushqim, uje, apo akses ne tualet, ka pranuar se iu desh te pinte urinen e tij per te mbijetuar. Daniel Chong, 24 vjeç, gjithashtu deklaroi se theu syzet e tij me goje, duke u perpjekur t'i perdore per te shkruar "Me fal, mami!", ne krahun e tij.
I arrestuar bashke me nente te dyshuar gjate nje operacioni anti-droge te 21 prillit, i riu shpjegoi se qendroi per 5 dite brenda nje qelie sigurie te qendres DEA (Drug Enforcement Administration), agjencia amerikane qe merret me luften ndaj droges. "Çdo i arrestuar u mor ne pyetje ne nje dhome te vetme - ka pranuar zyrtari i DEA, Amt Roderick -, prandaj pati nje levizje te vazhdueshme sa ne nje qeli, ne tjetren. Individi ne fjale u harrua aksidentalisht ne nje qeli...".
Mesohet se Chang gjate periudhes se izolimit eshte perfshire edhe nga aluçinacione te forta. Duket se pergjate kalvarit te perjetuar pa uje e ushqim, ai ka humbur 15 kg. Fundi i makthit erdhi vetem me 25 prill, atehere kur dera e qelise u hap dhe nje njeri i DEA-s u shfaq me ujin e kerkuar qe 5 dite me pare nga i arrestuari, i cili tashme eshte i lire dhe ka ndermend te hedhe ne gjyq agjencine anti-droge per trajtimin.