Dikur, Marsi ishte i mbushur me ujë
Studiuesit të cilët kanë kryer studimin e të dhënave mbi shpërthimet vullkanike dhe sipërfaqes aktuale të planetit të kuq e më në fund kanë arritur në këtë konkluzion:
Dikur planeti Mars ka qenë i mbuluar nga uji njësoj si toka në ditën e sotme. Një nga arsyet pse uji nuk mund të egzistojë në Mars është sepse atmosfera e tij është më pak se 1% e densitetit të tokës.
Por, profesori Josef Dufek nga Georgia Tech University studioi prapa në kohë me miliarda vjet për të llogaritur këtë çështje dhe konstatoi se atmosfera e tij ishte 20 herë më e dendur në fakt. Sipas tij presioni i atmosferës ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sipërfaqes së Marsit.