Nje analize e re e te dhenave 36 vjecare, tregon qe NASA ka gjetur jete ne Mars. Ky eshte konkluzioni i arritur nga nje ekip matematicienesh dhe shkencetaresh ne nje studim te publikuar kete jave.
Per me teper, NASA-s nuk i nevojitet nje ekspedite njerezore per te vertetuar ate cfare eshte thene, neurofaramakologu dhe biologu Joseph Miller, i Universitetit te Karolines se Jugut Keck School of Medicine, tha per Discovery News.
"Prova eshte qe te merret ne video nje bakterie Marsiane. Ata duhet te dergojne nje mikroskop - dhe te shohin bakteriat te levizin," - tha Miller.
"Duke u bazhuar ne cfare eshte bere deri tani dhe ne rezultatet e arritura, une jam 99% i sigurt qe atje ka jete." - shtoi ai.
Vetebesimi i Miller ne ato qe thote, vjen nje pjese edhe per shkak te nje studimi qe rianalizoi rezultatet e nje eksperimenti zbulimi - te jetes te drejtuar nga robotet e NASA, Viking Mars ne vitin 1976.
Kerkuesit ianalizuan te dhenat e mbledhura gjate eksperimentit, dhe kerkuan per shenja te metabolizmave mikrobiale ne kampionet e tokes e mbledhur dhe te procesuar nga dy Vikinget.
Pergjithesisht nga shkencetaret eshte pranuar qe eksperimenti ka gjetur aktivitete gjeologjike, dhe ji biologjike.
Studimi i ri eshte ndryshe. Kerkuesit moren te dhenat e Vikingeve, te cilat u mundesuan nga kerkuesit origjinale, dhe i analizuan te dhenat ndryshe, ne menyre me komplekse. Duke qene se sistemet jetesore jane me te komplikuara se proceset jo-biologjike, ideja ishte qe te shikoheshin rezultatet e eksperimentit nga nje prospektive numerike.
Ata gjeten lidhje ndermjet kompleksitetit te rezultateteve te eksperimentit Viking, dhe atyre te seteve te te dhenave tokesore biologjike. Ata thone qe shkalla e larte e rendit eshte me shume nje karakteristike e proceseve biologjike se sa proceseve vetem fizike.
Kritiket vene ne dukje qe metoda ende nuk eshte provuar efektive per diferencimin ndrmjet proceseve biologjike dhe jo- biologjike ne Toke, keshtu qe do te ishte shume e shpejte dhe e pakuptimte qe te dilnim ne konkluzione.
"Idealisht, per te perdorur nje teknike mbi te dhenat nga Marsi, dikush do te duhet te tregonte qe teknika e perdorur eshte kalibruar mire dhe tashe ka themele te forta ne Toke."
"Nevoja per te bere kete eshte shume e qarte. Ne ne Mars nuk kemi ansje menyre per te testuar metoden, nderkohe qe ne Toke e kemi kete mundesi." - shkencetari planetar dhe astrologu Christopher McKay, i Qendres se Kerkimit Anes NASa, ne Moffett Field ne Kaliforni, tha per Discovery News.
"Nderkohe qe nuk jane te veshura me hekur te pashkaterrueshem, gjetjet jane nje nje pjese shtese provash qe i shtohen per te kontestuar njerezit ne lidhje me faktin qe Vikinget nuk gjeten jete," - tha Miller.
Miller-i gjithashtu eshte duke rianalizar te dhenat per te pare nese ka patur variacione kur Dielli eshte bllokuar nga nje stuhi pluhuri qe zgjatu dy jave ne Mars. Po e ben kete me idene qe sistemet biologjike do te pergjigjeshin ndryshe nga sistemet gjeologjike ndaj ndryshimeve ne ambjent.
Rezultatet e kerkimit pritet qe te prezantohen ne gusht.
Ky kerkim eshte publikuar edhe online ne International Journal of Aeronautical and Space Sciences