Një gjuhë të panjohur deri më sot, mbi 2.800-vjeçare pretendojnë se zbuluan arkeologët në një temopull në Lindjen e Mesme. Ky zbulim konsiderohet i një rëndësie të veçant nga arkeologët, pasi falë tij mund të zbulohen rrënjët e kombësisë dhe politike të popujve të parë që jetonin në atë rajon, e që më pas u “zhdukën”. Në mesopotami dihet se lindën civilizimet e para më të zhvilluara.
Gjurmët e gjuhës së panjohur, u zbuluan nga studiues të Univeristetit të Kembrixh, në një pllak balte, gjatë punimeve arkeologjike në një pallat perandori në Asiri të qytetit të lashtë Tusan, që ndodhet në Turqinë jugperëndimore.
Kjo gjuhë, sipas gjuhëtarëve, konsiderohet se flitej nga një popull, i cili jetonte në vargmalet Zagros, në Iranin perëndimor.
Në tabel -e cila u zbulua në arshivat e pallatit, ku dhe ruheshin protokolla përkatësisht për çdo këshill drejtues, për çdo vendim politik, ekonomik dhe veprim që merrej nga pushtetarët kryesor- ishin shënuar emrat e 60 femrve, të cilat ose ishin pengje lufte, ose viktima të lëvizjeve apo shpërnguljeve të deyrueshme të Asirianëve.
Kur arkeologu Dr. John MakGkinis, filloi të studionte hollësisht të gjitha emrat, diktoi se 45 prej tyre nuk ngjanin aspak me ato mijëra emra të njohur të regjistruar në Lindjen e Mesme. Duke patur parasysh se në lashtësi, në rajonin në fjalë, emrat ishin të ndërlikuar dhe përbëheshin ose nga fjalët e plota të së përditshmes, ose nga shkurtimi i tyre. E veçanta e 45 emrave që përfshiheshin në pllak, shtyn arkeologët dhe gjuhëtarët që të konsideojnë se pas tyre fshihet një gjuhë e panjohur deri më sot./albobserver/