Imazhi i Diellit i fotografuar nga NASA më 22 dhjetor
Ndërkohë që data kur ishte parashikuar se do përfundonte bota kaloi, inxhinierët e NASA-s vendosën të fotografonin një pamje të Diellit, por mbetën të befasuar kur panë se ai kishte një imazh të çuditshëm dhe dukej sikur ua bënte me sy.
Pamja e bukur, që tregon sipërfaqen e yllit të zjarrtë, është realizuar më 22 dhjetor, pak minuta pas mesnate, sapo kishte përfunduar afati i profecisë Maja për fundin e botës më 21 dhjetor.
Zyrtarët e NASA-s u përfshinë nga një lumë telefonatash që vinin nga njerëz të shqetësuar dhe të mbërthyer nga histeria që kishte rrethuar profecinë e famshme, sa u detyruan që të realizonin dy video për t’u vërtetuar njerëzve se botës nuk do t’i vinte fundi.