Nicki Minaj, e cila është e njohur për “fjalët e pista” në tekstet e këngëve të saj, u ka kërkuar prindërve që të mbrojnë fëmijët duke mos i lejuar ata të dëgjojnë albumet që ajo nxjerr në treg. Cdo këngë e reperes amerikane censurohet në radio apo televizione për shkak të zhargonit që Minaj përdor në tekste.“Nuk dua që fëmijët të flasin të tilla fjalë. Unë jam shumë strikte me nipërit dhe mbesat. Ata duhet të dëgjojnë vetëm versionet e censuruara të këngëve të mia”, theksoi këngëtarja për ‘The Guardian’.Më e lehta do të ishte që Minaj të rregullonte paksa fjalorin, por këtë mundësi ajo e përjashton kategorikisht: “Reperët meshkuj përdorin të gjithë fjalor vulgar në tekstet e tyre kështu që unë nuk shoh arsye pse të jem ndryshe. Edhe Eminemi dëgjohet nga fëmijët, por askush nuk i kërkon të heqë sharjet në këngët e tij.”
tch
tch