Një “armë sonike” dërgohet në Londër për Lojërat Olimpike
Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe ka konfirmuar se një pajisje që mund të përdoret edhe si “armë sonike” do përdoret në Londër gjatë Lojërave Olimpike. Sipas BBC, Long Range Acoustic Device (LRAD) mund të përdoret për të dërguar mesazhe verbale në një distancë të largët, por edhe mund të dërgojë sinjale që mund të shkaktojnë dhimbje dhe mund të të shurdhojnë.
Kompania që e ka prodhuar këtë pajisje, me qendër në San Diego, e ka shitur atë më parë tek ushtria amerikane, që e ka përdorur në Irak për të kontrolluar turmat.
Po ashtu pajisja është përdorur me sukses në bordin e anijeve për të zmbrapsur piratët somalezë.