Trupi i pajetë i këngëtares Whitney Huston është dërguar nga Kalifornia në vendlindjen e saj, Nju Xhersi, në prag të funeralit të saj që do të zhvillohet me vonë gjatë javës.
Një makinë funerali e larë me ar transportoi trupin nga aeroporti Teterboro në një agjenci funebre në Njuark, që është dhe vendlindja e këngëtares.
48-vjeçarja u gjetë e pajetë në vaskën e një dhome hoteli luksoz në Beverly Hills ditën e shtunë. Testet e toksikologjisë janë në zhvillim e sipër, pas autopsisë të kryer të dielën.
Autoritetet deklarojnë se mund të duhen deri në tetë javë për të konfirmuar shkaqet e vdekjes që tronditi mbarë botën muzikore.
Për momentin policia nuk po zhvillon ndonjë hetim kriminal, por zyra e prokurorit në Los Anxhelos deklaroi se në dhomën e Huston janë gjetur disa receta ilaçesh.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur të hënën, zëdhënësi i policisë në Beverly Hills, togeri Mark Rosen tha se departamentit i ishte komunikuar se këngëtarja ishte gjetur pa ndjenja mëngjesin e së shtunës.
“Zonja Huston u nxorr nga vaska nga anëtarët e stafit të saj dhe sigurimi i hotelit u vu menjëherë në dijeni”, saktësoi zëdhënësi gjatë konferencës.