Duket si një ankth, por ja që kjo është pikërisht ajo që një djalë i ri nga Suedia thotë se i ka ndodhur atij.
22-vjeçari suedez thotë se ishte në mes të kirurgjisë për një operacion në mushkëri kur ai u zgjua për të dëgjuar mjekët që lëviznin përreth tij dhe punuar mbi të.
“Ishte e tmerrshme, tmerri im më i keq,” tha 22 vjeçari. Simon Rosenqvist, i ishte nënshtruar këtij operacioni në muajin mars. ”Truri im më thoshte pa pushim ‘thuaj emrin tënd, thuaj diçka, luaj gishtërinjtë’, por kam qenë krejtësisht i paaftë për të thënë diçka ose për të lëvizur trupin ose ndonjë pjsesë tjetër,” shkroi Rosenqvist në raportin e tij.
Rosenqvist ka thënë se ai ishte zgjuar në minutën e 30 ose 35 të operacionit i cili zgjati 50 minuta dhe se ai kishte dhimbje serioze dhe ishte shumë i zemëruar në fund të procedurës.
Mjekët kanë thënë se ky rast mund të ndodhë 1 në 1000, sipas tyre pacientët me operacion në zemrës janë gjithashtu në një rrezik të lartë për të ardhur në vetëdije gjatë operacionit.