Forumi Kuq E Zi
Vrasja e pengjeve në Nigeri, detaje të operacionit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vrasja e pengjeve në Nigeri, detaje të operacionit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Vrasja e pengjeve në Nigeri, detaje të operacionit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vrasja e pengjeve në Nigeri, detaje të operacionit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Pengmarrësit nigerianë të inxhinierit Kris McManus dhe kolegut të tij italian kishin urdhër të prerë për të vrarë pengjet në momentin e parë të rrezikut.

Pas kritikave të bëra nga presidenti italian, Ministri i Jashtëm britanike, William Hague ka këmbngulur se ishte e pamundur të informoheshin italianët paraprakisht.

Sekreti, elementi i suprizës dhe forca decizive janë elementë kyc në një operacion shpëtimi pengjesh,dhe të tre këta elementë duket se kanë munguar kur forcat speciale britanike ndërmorën operacionin.

Pengmarrësit dukej se ishin informuar dhe hapën zjarr përpara se të sulmonin forcat speciale. Pengjet janë qëlluar në kokë gjatë operacionit të kryer ditën nga 20 komandot britanike dhe forcat speciale nigeriane.

Britanikët kishin vendosur të mos përdornin helikopterët gjatë ditës, ndërkohë ishin veshur civilë dhe kishin mbërritur në vendngjarje me pesë automjete.

Të gjithë ishin me veshje anti-plumb, respirator, helmeta dhe me një shirit blu përreth trupit që të njiheshin nga kolegët e tyre. Ekipi prej 5 forcash ishin pajisur me pistoleta automatike MP5 dhe shotgun automatik. Mësohet se u deshën 40 minuta që trupat speciale të hynin brenda në ndërtesë dhe u thirr edhe një autmojet i blinduar nigerian për të carë murin rrethues dhe dyert e hekurit.

Detajet e operacionit kaloheshin në qendrën operacionale në Lagos nga një avion që fluturonte mbi qytetin e Sokotos dhe prej andej në Londër. Informacioni i parë i rëndësishëm i vendndodhjes erdhi pas arrestimit të liderit 28-vjecar të Boko Haramit në muajin janar.

40 komando britanike dhe armatime u dërguan në ambasadën britanike në Lagos me canta diplomatike. Një zyrtar i qeverisë në Londër përpara operacionit kishte deklaruar se kishin të bënin me terroristët më të këqinj të mundshëm të lidhur me Al- Kaedën, përshkrim që pas disa orësh tragjikisht doli i vërtetë. Vdekja e inxhinierit italian Franco Lamolinara në duart e një grupi të armatosur nigerian që nga 12 maji i vitit të kaluar, shkaktoi një furtunë të vërtetë diplomatike mes Londrës dhe Romës.

Kryeministri Mario Monti thirri një mbledhje të posaçme të Komitetit Ndërministror për Sigurinë, takim ku me sa duket ka pasur shumë debate dhe reagime kryesisht nga ana e prefektit Gianni De Gennaro, përgjegjësi i Shërbimeve Italiane të Sigurisë.

Fillimisht kryeministri pati kërkuar shpjegime mbi autonominë e pajustifikuar të Londrës në këtë operacion, ndërsa në mbrëmje ai deklaroi se mbetet e nevojshme zbardhja e çdo elementi, megjithëse theksoi vullnetin për të mos pasur asnjë fërkim të mëtejshëm apo krisje në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mbetet fakti që Mario Monti, i cili ndodhej në avion në kthim nga vizita në Beograd, është lajmëruar vetëm kur sulmi kishte marrë fund, me rrjedhojat tragjike tanimë të njohura. Prandaj qeveria e tij teknike akuzohet nga forcat e djathta se nuk ka asnjë peshë diplomatike, ndërsa të majtët kërkojnë që çështja të sqarohet në Parlament.

Pavarësisht nga mungesa apo ndonjë gabim në komunikimin mes dy vendeve, ndryshimi themelor është tjetër: mendohet se në këto raste Italia ka tendencën të hapë negociata dhe jo rrallë edhe të paguajë për çlirimin e pengjeve, gjë kjo e papranueshme nga pala britanike.
TCH


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons