Identifikohet trupi i pajetë i masakruar i një 30-vjeçareje nga Shqipëria e cila u gjet pa jetë dje përgjatë rrugës Cese di Avezzano në L’Aquila, Itali.
Policia ka thënë se viktima është shtetasja Mariana Marku 30 vjeçe, nënë e një fëmije 11-vjeçar.
Policia tha se ka qenë vëllai i Marianës që kishte denoncuar zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që identifikoi trupin e pajetë. Ekspertiza ka gjetur se se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të copëtuara ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj.
Mësohet se 30-vjeçarja punonte në një klub privat në Civitela Roveto. Hetimet janë përqendruar kryesisht tek meshkujt që frekuentonin klubin e natës. Policia dyshon më tepër për një krim pasionant, por nuk përjashtohet të ketë lidhje dhe me punën e saj në klub.
Mariana Marku me djalin e saj të vogël jetonte me vëllain e saj dhe gruan e këtij të fundit.