“Ha” dajak nga bashkëshortja, tenton të vetëvritet
Gëzim Osmonaj nga Isniqi i Deçanit pasi që ka pasur një përplasje me bashkëshorten e tij është sulmuar nga ajo fizikisht, dhe një ditë më vonë ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij përmes vetëvarjes. Këtë konstatim e kanë dhënë policia e Deçanit, të cilët kanë thënë që viktima kishte bërë disa herë probleme brenda familjes së tij, dhe se kohë pas kohe kishte ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën ka katër fëmijë. Porse kapaku sherrit ndërmjet tyre ju kishte vënë kur Gëzimi i cili është mbi 40 vjeç, në shtëpi tek bashkëshortja e tij legjitime kishte sjellë një femër tjetër dhe atë para saj e kishte prezantuar si gruan e tij të dytë. “Rreth orës 21 e 40 minuta të mbrëmjes së 23 prillit, në Stacionin Policor të Deçanit është raportuar nga viktima (Gëzimi), se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, së pari me thikë dhe më pas bashkëshortja kishte arritur që me taken e një këpuce femrash ta godas atë në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta”, thuhet në komunikatën e policisë së Deçanit.
Sipas komunikatës, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik, dhe me urdhër të tij e dyshimta për sulm, pas intervistimit, është liruar deri në procedurë të rregullt, ndërsa femra e sjellë në shtëpi nga Osmonaj është dërguar në shtëpi në Pejë.