Ideja e çmendur: Një Big Brother në Mars në vitin 2023
Ajo që nisi si një shaka, tani po kristalizohet si projekt.
Konsorciumi ndërkombëtar “Mars One” po planifikon që të dërgojë në vitin 2023 njerëzit e parë në Mars. Ata jo vetëm që do ulen në planetin e kuq, por do qëndrojnë aty përgjithmonë. Qëllimi: Ata do ndiqen me kamera gjatë gjithë kohës. Do të jetë një reality show si Big Brother.
Udhëtimi do jetë me një biletë dhe themeluesit e shoqërisë thonë se preferohen dy meshkuj dhe dy femra, që nuk kanë interes të kthehen më në Tokë.
Kostoja e projektit do të jetë rreth pesë miliard euro, dyfishi i misionit “Curiosity” në Mars.
Të drejtat televizive do të kushtojnë shumë dhe gjithçka do nisë të regjistrohet që nga trajnimi për astronautët, udhëtimi që zgjat shtatë muaj dhe jeta në Mars.