Eshte tashme e vertetuar perfundimisht, portreti ne figure eshte ai i dramaturgut me te madh te Anglise William Shakespeare. Deri tani mendohet se eshte i vetmi ne qarkullim.
Zbulimi i portretit eshte fare rastesor dhe historia e tij fillon ne Itali. Nje sipermarres kinez qe banon ne Itali, e bleu ate per nje shume fare te vogel ne rrugen Gioacchino Belli ne Rome ne vitin 1999. Disa vite me vone, ai e dergoi ate ne nje laborator kinez per analiza te metejshme.
Ekzaminimet laboratorike vertetuan se portreti i takon fundit te viteve 1500, dhe fale nje ngjashmerie me vizatimin mbi kopertinen e nje libri te dale pas vdekjes, ne vitin 1623, vertetohet se portreti eshte origjinal i dramaturgut te madh.