Ndalohen përqafimet gjatë mësimit edhe nëse nuk je në klasë. Është ky rregulli që është vendosur në një shkollë në New York dhe konkretisht në Brooklyn Prospect Charter School.
Drejtuesit e shkollës siç raporton noa.al, u kanë ndaluar studentëve përqafimet në korridore pasi sipas drejtorit Dan Rubinstein një gjest i tillë mund të shkaktojë shqetësim te personat më të turpshëm.
Lidhur me këtë fakt studentë dhe prindër kanë bërë protesta të ndryshme...por rregulli u vendos.