Lajmi i fundit i publikuar nga Facebook, thotë se rrjeti më i madh social në botë, ka arritur të ketë mbi 900 milionë përdorues aktivë në faqe, saktësisht 901 milionë anëtarë.
Kompania më e përfolur e kohëve të fundit, gjithashtu ka thënë se të hyrat e biznesit të saj janë duke u rritur, pasi në tremujorin e parë të vitit, Facebook ka gjeneruar 1.06 miliardë dollarë, krahasuar me 731 milionë që kishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Megjithatë, ky nuk është i vetmi lajm i mirë. Facebook po parashikon që deri në fillim të muajit gusht, rrjeti social të arrijë në 1 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën.