Një makinë me vlerë 1.2 milion euro do të nxirret në ankand dhe mendohet se është makina më e shtrenjtë që ka shitur ndonjëherë policia. Ferrari Enzo, model që është prodhuar vetëm 399 gjithsej, u konfiskua nga policia pasi u gjet i braktisur në një park në Dubai, mbuluar nga rëra.
Makina e kuqe, pronar i së cilës është një britanik, është një nga 10 makinat më të shpejta që është prodhuar ndonjëherë. Mendohet se pronari e ka braktisur makinë pasi ndaj tij është hapur një çështje për mospagim të gjobës. Shumë prej të gjobiturve braktisin makinat e tyre të shtrenjta sepse në Dubai të jesh në borxh konsiderohet krim dhe ata në këtë mënyrë evitojnë burgun dhe shpesh emrat e tyre futen automatikisht në listën e të kërkuarve të Interpolit.
Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe thonë se pronari britanik, emri i të cilit nuk bëhet publik, e ka lanë makinën të përkuar për 20 muaj pas gjobitjes.
Policia e Dubait mblodhi mbi 2 milion euro gjatë pesë ankandeve të fundit ku u shitën makinat dhe motorët e konfiskuar. /F.S/