Ja si mashtroi kjo grua në mënyrë spektakolare për 11 shtatorin
Çdo kush që e dëgjoi historinë e Tania Head ndjeu keqardhje dhe më pas edhe inspirim për të vazhduar më tej pa u dorëzuar pavarësisht vështirësive të jetës. Në një histori lufte të ashpër mes jetës dhe vdekjes ajo i tregoi mbarë opinionit publik se si kishte arritur të largohej nga kati i 78 i kullës jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë në ditën fatkeqe të 11 shtatorit ndërsa gjithçka po shembej rrotull saj.
Tania tha gjithashtu se i fejuari i saj kishte humbur jetën në kullën tjetër në të njëjtën ditë e në të njëjtin sulm mizor të organizatës terroriste al-Qaeda. Ajo ishte ndër 19 personat që e përjetuan avionin që po i drejtohej me shpejtësi në sulmet e vitit 2001 ndërsa rrëfeu se një burrë ndërsa vdiste brenda kullave i dha unazën e martesës që të mund tia rikthente gruas së tij.
Një prej njerëzve që u prek shumë nga kjo histori ishte edhe Angelo Guglielmo Jr që ka realizuar kërkime në kundër të realizimit të një dokumentari për të mbijetuarit e asaj tragjedie.
Por me kaq përfundon gjithçka pasi e gjithë kjo histori ishte një paketë e jashtëzakonshme gënjeshtrash. Angelo që ka publikuar edhe një libër me titull “Gruaja që nuk ishte aty” tregon se si ajo që supozohej të ishte një avokati dhe inspirim është kthyer totalisht në të kundërtën.
Emri i Head nuk ishte Tania e në fakt ajo as nuk kishte qenë në Kullat Binjake. Ajo gjithashtu nuk kishte humbur bashkëshortin në atë tragjedi të përmasave botërore. Emri i saj i vërtetë ishte Alicia Head dhe ajo as nuk kishte qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 11 shtator por ndodhej në Spanjë.