Ajo shumë shpejt do bëhet për herë të tretë Zonja e Parë e Rusisë, por misteri ka rrethuar faktin se ku është Lyudmila Putin.
Burri i saj përgatitet të marrë sërish presidencën, por ajo nuk është parë kurrë në krah të tij.
Disa thonë se një aferë e Putin me spiunen Anna Chapman, është arsyeja pse ish- stjuardesa e Aeroflot nuk shihet më në publik.
Disa të tjerë thonë se Putin ka akoma të dashur medalisten olimpike Alina Kabayeva, me të cilën dyshohet se ka edhe një fëmijë.
Të tjerë thonë se e kanë parë 54 vjeçaren në një shtëpi pranë manastirit të vjetër Yelizarov pranë kufirit me Estoninë.
Një sociologe thotë se Putin, njësoj si liderët e tjerë rusë, po e mban gruan larg syve të publikut.
Por spekulimet më të shumta janë se ai është në një lidhje me Anna Chapman, ish- spiunen e kthyer në modele të brendshme. Ajo u arrestua në vitin 2010 në SHBA për spiunazh.
Putin, i martuar me Lyudmila-n në vitin 1983, doli para mediave në vitin 2010 kur u përfol për divorc të mundshëm, për të treguar se zërat nuk janë të vërtetë.