Kjo është gruaja që e zhyti Shërbimin Sekret në krizë kur u përplas me një agjent që fjeti me të në një hotel kolumbian, por refuzoi të paguante 800 dollarë siç kishin rënë dakord. Femra, e njohur vetëm si Dania, u identifikua njëkohësisht me emrat e dy mbikëqyrësve të Shërbimit Sekret, të përfshirë në skandal. Në total janë tre agjentë që janë pezulluar, por njëri prej tyre thotë se ka në plan të padisë agjencinë për trajtimin që u ka bërë atyre pas shpërthimit të skandalit.
Ata u identifikuan kur 24 vjeçarja kolumbiane pranoi të fliste. Ajo tha se nuk e dinte se ata ishin shoqëruesit e presidentit amerikan, Barak Obama. Dania thotë se ata i dhanë 30 dollarë nga 800 që i ishin premtuar. Tani thotë se është e frikësuar pas shpërthimit të skandalit, që detyroi edhe forcat e sigurisë në Kolumbi që të ndërhyjnë. Agjentët speciale ishin vendosur në Kolumbi përpara arritjes së presidentit amerikan për një vizitë aty.