Shkencëtarët thonë se kontinenti afrikan, i famshëm për thatësirën, gjendet mbi një rezervë gjigande uji.
Sipas BBC, ata argumentojnë se volumi total i ujit poshtë tokës është 100 herë sa sasia e gjetur në sipërfaqe.
Skuadra e shkencëtarëve ka prodhuar hartën më të detajuar të shkallës së këtij potenciali të fshehur.
Në Afrikë më shumë se 300 milion njerëz nuk kanë akses në ujë të sigurt të pijshëm.
Megjithatë shkencëtarët sugjerojnë që të mos ketë menjëherë shpime në shkallë të gjerë, pa kontrolluar me shumë kujdes kushtet e ujit poshtë tokës. Ata druhen se mund të abuzohet me këtë sasi. Ndërkohë shkencëtarët thonë se shpimet me pus për shërbime rurale mund të jenë të suksesshme.