Fëmijët e viteve të 90-ta dhe ata të dekadave të mëvonshme mund të mos dinë se si janë dukur kompjuterët dhe sistemet operative të tyre, gjatë viteve 1980.
Mirëpo, falë një zhvillues me një ndjenja të mëdha të nostalgjisë, Google sot e ka zhvilluar Bulletin Board System (BBS), i cili tani është në dispozicion online.
Norbet Landsteiner ka krijuar Google BBS Terminal, në të cilin ju mund të ktheheni disa vite prapa, përkatësisht në kohën e grafikave ASCII dhe toneve të modemit.
Terminali i Google nuk është vetëm një dizajn i cili ju kthen në retrospektivë, por i njëjti punon si motor standard kërkimi, në të cilin ju shkruani komandën e caktuar dhe shfletoni një faqe të caktuar. / Telegrafi / kekompjuter /