Shprehja “Mos e ngacmo gjarprin më krënde se e preke të zezën tënde” vlen edhe për femrat! Nëse i ngacmon pa të drejtë, papritur do të të bëjnë të ndihesh keq. Janë pikërisht femrat ato që ushtrohen më shumë në artet marciale. Arsyet kryesore që ato ushtrohen në këto sporte është që të mbajnë trupin në formë, por edhe të dinë të vetëmbrohen në rrugë e kudo! Ky sport nuk njeh moshë sepse përveç adoleshentëve shohim edhe zonja mbi 40 vjeç, të cilat ushtrohen në Taekwon-do, Kick Boxing dhe Krav Maga.
Sporti ndikon edhe në psikologjinë e sportistëve duke i bërë më të fortë emocionalisht, më të guximshëm dhe stimulon përballimin me sukses të së ardhmes. Mjeshtri dhe presidenti i federatës, Ardjan Çaushi tregon për “Shekullin” se artet marciale po hyjnë gradualisht në kulturën e shqiptarëve. Edhe pse fillesat e këtij sporti janë në vitet 1990, duket se tani po vjen periudha e artë për këtë lloj sporti. Françeska 14 -vjeçare ka 2 vite që ushtrohet në artet marciale, e cila tregon se i ka hyrë këtij sporti jo vetëm se i pëlqen, por edhe për të mbajtur trupin në formë. “Ushtrohem shumë dhe në mendjen time e di që kam dy privilegje nëse vazhdoj të stërvitem si tani. E para, kam trupin në formë perfekte, nuk kam nevojë për dieta apo shumë kujdes gjatë të ushqyerit. E dyta, në rrugë nuk kam frikë, madje shpresoj të më ngacmoj dikush që t’i tregoj se çfarë jam e aftë t’i bëj. I thyej brinjët”, – thotë ajo.
Dy vëllezërit dhe njëkohësisht, mjeshtërit ndërkombëtarë Ardjan dhe Bujar Çaushi, janë ndër të parët që sollën në Shqipëri artet marciale. Ardjani ka marrë brezin e zi 4 dan, ndërsa Bujari 6- dan, ky i fundit është vlerësimi maksimal që mund të marrë një sportist. Prej vitesh ata ushtrojnë këtë lloj sporti në vendin tonë dhe trajnojnë të rinjtë, por jo vetëm. Grupmoshat që ushtrohen, në vendin tonë, janë nga 5 vjeç dhe deri tek 46 vjeç. Ndërsa në botë artet marciale nuk njohin moshë. Femrat janë ato që i duan më shumë këto sporte. “Në grupin e Kick Boxing, sportndeshës me ndërthurje të arteve marciale, ushtrohen aktualisht 12 janë femra. Arsyeja se përse e duan është sepse ky sport mban në formë trupin”, – pohon Ardjan Çaushi.
Por sporti i bën ushtruesit e tij edhe të ndihen mirë, të fitojnë një lloj besimi në vetvete si dhe të jenë më të guximshëm. “Krav Maga ose siç njihet ndryshe mbrojtja personale, është e pëlqyer nga të gjitha grupmoshat, por në mënyrë të veçantë nga femrat. Kjo i bën ato të fitojnë një lloj besimi në vetvete dhe të ndihen më të mbrojtura në rrugë dhe kudo. Kuptojnë dhe ndiejnë se mund të kujdesen shumë mirë për vete”, – pohon mjeshtri Ardjan Çaushi. Megjithatë, ai tregon se ky sport akoma nuk është shumë i njohur dhe Shqiptarët nuk kanë ende kulturën e këtij arti. “Mund të mendojnë se ky sport është thjeshtë për sherre, por nuk është kështu.
Duhet theksuar se kemi shumë talente dhe janë të shumtë sportistët, të cilët mund të ecin përpara dhe të rrëmbejnë trofe ndërkombëtarë”, -pohon Ardjani. E tillë është edhe 14-vjeçarja Xhesi Hasanbella, e cila para pak kohësh fitoi vendin e parë në një konkurs në Greqi; Arion Mane, 12-vjeç vendin e parë në sportin Taekën-do, vëllezërit binjakë Stiven dhe Bruss Jakupi, të cilët vazhdimisht rrëmbejnë çmime të para. Pikërisht nga ky grup sportistësh përbëhet edhe kombëtarja shqiptare, e cila, sipas mjeshtrit Ardjan Çaushi, do të ecë shumë përpara dhe do të rrëmbejnë shumë çmime.
Andrea Likaj është babai i Francit, i cili ushtron artet marciale dhe është shumë i kënaqur që djali i tij merret me sport. “Franci është shumë aktiv në të gjitha llojet e sportit dhe kjo e ndihmon të jetë mirë fizikisht. E mbështes në çdo zgjedhje të tij dhe kjo është zgjedhja më e mirë që ka bërë”, – pohon Andrea Likaj. Prindërit e tjerë thonë se fëmijët e tyre rrinë duke parë orën deri sa të vijë koha që të shkojnë të ushtrohen në sportet e përzgjedhura. Shtysën për t’u ushtruar në artet marciale e kanë marrë kryesisht nga filmat kinez dhe indianë, por një shtysë më shumë ishte edhe dëshira për t’u ndjerë i fortë.
Aktualisht Ardjan Çaushi ka 4 grupe dhe tregon se kërkesat kanë ardhur në rritje, ky vit ka pasur më shumë kërkesa. “Ushtruesit e arteve marciale shtyjnë njëri-tjetrin sapo dëgjojnë, duan ta provojnë dhe më pas nuk shkëputen dot. I rrëmben arti dhe duan të dinë çdo ditë e më shumë. Periudha e verës i mbledh femrat në palestër për t’u ushtruar, pas pak kohësh ato arrijnë të kenë një trup perfekt dhe mund të shkojnë të lumtura në plazh”, – thotë mjeshtri Ardian Çaushi.
Argëtim dhe trofe
Artet marciale nuk shërbejnë vetëm për vetëmbrojtje por nxjerrin edhe kampionë. Euxhenio Cami, 13 vjeç është fitues i çmimit të parë këtë vit. “Nuk ishte surprizë për mua pasi isha përgatitur shumë dhe e synoja këtë çmim. Kam vetëm tre muaj që merrem me stërvitje. Nuk synoj çmime të tjera, qëllimi im është vetëm që të arrij të mbroj mirë veten. Ushtrohem në këto sporte”,- pohon Euxhenio.
Sportistët e trajnuar nga dy mjeshtrit Ardjan Çaushi dhe mjeshtër teknik Bujar Çaushi
kanë rrëmbyer disa çmime të para brenda dhe jashtë vendit. Më i fundit ishte në vendin fqinjë, Greqi, ku në një konkurs të hapur ku morën pjesë shumë grupe, vendin e parë e zuri 14-vjeçarja Xhesi Hasanbella. Mjeshtri Çaushi tregon se ka disa sportistë që janë shumë të talentuar dhe vazhdimisht rrëmbejnë çmime të para. “Asnjëherë nuk më kanë zhgënjyer sportistët. Përgatitja që kemi bërë ka dhënë rezultate”,- pohon ai.
Sipas mjeshtrit ky konkurs u zhvillua në taekwon-do, i cili është kombinimi i lëvizjeve të këmbëve, duarve dhe përqendrimi psikologjik. Prejardhja e tij është nga Korea, pra është një art marcial Korean. “Pjesa më e bukur është kur vijnë të ushtrohen familjarë, dhe çiftet. Ata argëtohen dhe mësojnë të vetëmbrohen. Më pas kërkojnë të ushtrohen në degë të tjera të artit marcial siç është: Kick boxing apo Taekwon-do”, – shprehet mjeshtri Çaushi duke shtuar se ka pasur edhe momente të vështira gjatë punës, por sipas tij me dëshirën e mirë për të ecur përpara të gjithë së bashku dhe ambicien për të rrëmbyer çmime të para i kanë lënë pas këto momente. Ndërkohë mjeshtri pohon se pjesëmarrja është e moshave mbi 12 vjeç.
Kjo vlen si për meshkujt ashtu edhe për femrat dhe i ndihmon për të mbajtur linja e trupit. “Krav Maga është mbrojtja personale për të gjitha moshat, për femrat dhe meshkujt si dhe për forcat e rendit. Efikase, zbavitëse, tonifikuese, largon stresin dhe zhvillon guximin, duke stimuluar përballimin e të ardhmes me forcë. Këto janë arsyet që e bëjnë këtë lloj sporti shumë të pëlqyer nga të gjithë, por është edhe i domosdoshëm dhe shërben në rastet kur dikush tenton t’iu detyrojë të bëni gjëra që nuk do të donit t’i bënit”, pohon Ardjan Çaushi.
Arnold Zhulali, 17 vjeç
Kam tre vite që merrem me sport. Jam shkëputur vetëm pak kohë, por më ka munguar dhe i jam rikthyer përsëri. Jam ushtruar dy vite në artet marciale taekëon-do, por edhe në palestër. Aktualisht, ushtrohem 5 herë në javë, të alternuara me njëra-tjetrën. Nuk i kam vënë vetes ndonjë synim për çmime, por do të shoh se si do të ec me stërvitjet dhe nëse ndihem gati patjetër që do të marr pjesë në ndonjë konkurs, për momentin po ia lë kohës. Nëse ju më pyesni se pse e kam trupin kaq në formë sigurisht që kjo lidhet me stërvitejn e rregult që kam bërë. Mendoj se e dua këtë sport dhe nuk do të ndahem nga ai. Albina Hoxha