Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite njoftoi se një shtetas nga Sudani, i cili u gjykua dhe u gjet fajtor për vrasje dhe përdhunim të një gruaje, iu pre koka dhe u kryqëzua dje e premte në kryeqytetin Riad.
Ambdel Rahman Zin El Ambidin, ishte proceduar penalisht me akuzën se ai kishte hyrë në shtëpinë e një gruaje dhe e përdhunoi dhe mbyti atë duke i marrë jetën.
Më tej autori vodhi paratë dhe sendet e çmuara që viktima kishte në shtëpi. Pastaj i vuri zjarrin shtëpisë për të zhdukur çdo gjurmë.
Që nga fillimi i këtij viti, 20 persona janë ekzekutuar në Arabinë Saudite kurse 76 vitin e kaluar. Përdhunimi, vrasja, grabitja me armë dhe trafiku i drogës janë krime që dënohen me vdekje në këtë shtet.