Te shikosh pornografi duket se eshte nje detyre teper intensive persa i perket vizionit. Por nje studim i ri tregon se te shikosh filma erotik mund te vendos ne gjume nje pjese te trurit qe perpunon stimujt vizual.
Ne shumicen e kohes, duke pare filma ose duke kryer ndonje detyre tjeter vizuale, dergon sasi te gjakut shtese ne kete pjese te trurit. Por kjo gje nuk ndodh kur filmat jane me permbajtje erotike, tregojne studiuesit. Ne vend te kesaj truri duket se peson nje mangesi te gjakut. Rezulton se truri nuk ka nevoje ti marre te gjitha detajet vizuale te nje skene seksi, tha studiuesi Gert Holstege, nje uroneurologjist ne Universitetin e “Groningen Medical Center” ne Hollande.
“Nese shikoni, per shembull ne ekranin e kompjuterit tuaj, nderkohe qe ju duhet te shkruani dicka apo cfaredo veprim tjeter, ju jeni shume te kujdeshem per shkak se mund te beni gabime te ne shkruar,” ka thene Holstege. “Por ne momentin qe ju jeni duke pare filma me permbajtje erotike, kjo gje nuk eshte e nevojshme pasi ju e dini saktesisht se cfare po ndodh. Nuk ka rendesi nese dera eshte e verdhe apo jeshile.”
Ankthi vs Deshira
Truri mund te jete ne ankth ose i ngjallur (ose asnjera), tha Holstege, por jo te dyja. Gjate orgazems, ai ka gjetur aktivitet ne zonat e trurit qe lidhen me ankthin. Ky fenomen mund te shpjegoje pse femrat me deshire te ulet seksuale shpesh kane nivele te larta ankthi. Eshte e kuptimplote, nese ju jeni duke u fokusuar ne detaje vizuale, duke skanuar per rreziqe, nuk mund te jete aq e thjeshte per te patur nje zgjim seksual, tha ai.
“Nese ju vete jeni ne nje situate shume te rrezikshme, per cfaredo arsye, ju nuk keni ndjenja seksuale, sepse ju duhet te mbijetoni per veten tuaj dhe jo per speciet,” tha Holstege.
Kerkimet me ane te skanimit te trurit kane treguar edhe me pare se imazhet seksuale mund ta vendosin ne heshtje nje zone te trurit qe njihet si zona Brodmann’s 17 apo korteksi vizual primar, nje rajon qe ben perpunimin e pare te informacionit vizual ne hyrje. Te dhenat ishin te paqarta, megjithate asnje nuk kishte ndermare nje studim te plote.
Rezultatet e skanimit zbuluan se videot me intensitet te larte erotik, dhe vetem videot me permbajtje erotike, ndikuan qe shume me pak gjak te dergohet ne pjesen e trurit pergjegjese per infromacionin vizual. Rajoni eshte ende aktiv megjithese ne nje nivel minimal. “Duhet kuptuar se truri do te kurseje sa me shume energji te jete e mundur, nese ndonje pjese te trurit nuk eshte ne nivel te larte funksionimi, menjehere ajo ul veprimtarine ne minimum,” tha studiuesi Gert Holstege.
Keto rezultate u botuan me 10 Prill ne “Journal of Sexual Medicine”.