Besimi mund të ndikoje ne mendjen e njeriut, por ai gjithashtu mund të bëjë që truri jone të tkurret në shkallë të ndryshme,sugjerojne kërkimet shkencore
Studiuesit në Qendrën Mjeksore Universitare Duke Australi,deklarojne se kanë zbuluar një lidhje reciproke në mes të praktikave fetare dhe ndryshime në trurin e të rriturit.
Studimi i publikuar në revistën shkencore, ''Biblioteka Publike e Shkencës ONE'',tregon se jane pyetur 268 njerëz të moshës 58-84 vjecare në lidhje me grupin e besimit te tyre fetare, praktikat e tyre shpirtërore dhe ndryshimet jetesore te tyre gjate përvojes fetare.
Ndryshimet në vëllimin e hippocampusit, rajon i trurit që lidhet me të mësuarit dhe kujtesën, u zbuluan duke përdorur skanime MRI, më shumë se dy deri në tetë vjet.
Rezultati i studimit
Protestantët të cilët nuk e identifikojnë veten e tyre të lindur si te tille,por qe e kane filluar paktiken fetare vone,u vertetua të kenë më pak atrofi në rajonin hippocampus se sa protestantët e lindur dhe se sa katolikët ose ata që nuk kane përkatësi fetare.
Frekuenca e adhurimit,nuk u vertetua si faktor që të kenë një influencë në rezultatet e studimit, ndërsa pjesëmarrësit ne studim të cilët thanë se kishin kaluar një eksperiencë fetare u gjetën me atrofi te hipocampusit më shumë se ata që nuk e aplikonin fene fare
Edhe pse truri tenton të tkurret me rritjen e moshës se njeriut, atrofia në hippocampus,nuk justifikohet me kete faktor,porse ka qenë e lidhur me depresionin,sëmundjen e Alzheimerit dhe aplikimin e praktikave te besimit.
Autorët e studimit Amy Owen dhe David Hayward konkludojne se ndryshimet ne tru nuk mund te shpjegoheshin nga faktorë të tjerë që ndikojnë në atrofine hippocampale.