Gjithmonë më shumë rritet bindja e ekzistencës së gjurmëve të jetës në Mars. Konfirmime të reja të gjurmës së siguruar në vitet ’70 nga sonda Viking vijnë nga matematika. E zbulon analiza e kryer mbi kampionë terreni marsianë, gjë që rihap edhe një herë polemika. Studimi i “Keck School” të Kalifornisë, në bashkëpunim me Universitetin e Sienës, është publikuar në “International Journal of Aeronautical and Space Sciences”. Analiza matematike e sipërfaqes marsiane duket se konfirmon se një nga 4 eksperimentet e 1974-s, duhet të ketë identifikuar aktivitet biologjik. Pra që në Mars, në bazë të substancave të marra në shqyrtim, duhet të kenë ekzistuar gjallesa
“Në sipërfaqen e Marsit hasëm një kompleksitet dhe një nivel regulli, më të lartë sesa ajo që pritej dhe më të përputhshme me proceset biologjike, sesa me ato inorganike - ka shpjeguar Joseph D. Miller, kreu i studimit -. Gjithsesi, sipërfaqja e Marsit është më e ngjashme me tonën, në krahasim me atë të kampionëve jashtëtokësorë, jobiologjikë. Ky zbulim s’i vendos fjalën fund kërkimit të jetës në Mars. Për diçka të tillë do të duheshin fotot e mikroorganizmave të vërtetë. Eshtë koha të ridërgojmë sondat tona në planetin e kuq, në kërkim të provave përfundimtare!